• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politikë me bakllava dhe dy fjalë për Albin Kurtin

by Enver Robelli
23/09/2020 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli 

Albin Kurti sërish po i qëndron besnik retorikës së tij ndezëse mbi “thikat në harta”.

Tash e kishte shtuar edhe pirunin në duart e presidentit serb.

Si argument për “thikat mbi harta” Kurti tregoi këtë muhabet: një këshilltar i Hashim Thaçit e ka takuar Arben Vitinë dhe i ka thënë se “ekziston plani” për ndarjen e Kosovës, e pastaj Kosova do të bashkohet me Shqipërinë. Këtë muhabet Arben Vitia ia paskësh treguar Kurtit.

Ok, mund ta shpjegosh politikën edhe kështu, por kjo s’është serioze. Kur del para opinionit dhe thua se ka ekzistuar plan për ndarjen e Kosovës, atëherë mirë është të renditen argumentet e faktet. Së paku për prishje të kufijve (“shkëmbim territoresh”, “korrigjim kufijsh”, “kundër dhuratave të Rankoviqit”) është biseduar, janë zhvilluar takime për këtë temë në disa metropole perëndimore, ka pasur lobistë. Këto duhet t’i përmend Kurti.

Duke iu referuar një kolegu të tij partiak, i cili e paskësh takuar një këshilltar të presidentit, i cili i paskësh thënë se… – kjo tingëllon si ajo barcoleta: “Specialitet i mirë bakllava”.
“Pse, ku e ke provuar?”
“Jo, nuk e kam provuar kurrë, por vëllait tim i kishte treguar një shok gjatë shërbimit ushtarak në Lubjanë”.

E njëjta vlen edhe për deklaratën e Kurtit se në Hagë presidenti i Kosovës “ka kënduar”, por “nuk e dimë çka ka kënduar”. E Rexhep Selimi në Hagë ka heshtur apo ka kënduar? Të tjerët po ashtu – heshtën a kënduan?

Qasja nonshalante që pjesa më e madhe e politikës dhe e shoqërisë e ka demonstruar në 20 vitet e fundit ndaj krimeve të rënda (dhe krimet kanë ndodhur, mjafton të shikohet vetëm lista e të vrarëve në mesin e shqiptarëve) e ka futur Kosovën në rreth vicioz.

Në vend se të flitet për hetimin, zbulimin dhe dënimin e kriminelëve, në Kosovë flitet për “lojëra me dojse”, për “tradhti mes shokëve” etj.

Next Post
Atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, flasin 5 vëllezërit e dyshuar: Nuk kemi hasmëri, ngjarjen e mësuam nga televizionet

Atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, flasin 5 vëllezërit e dyshuar: Nuk kemi hasmëri, ngjarjen e mësuam nga televizionet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In