• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Politikani që fliste kur të tjerët bërtisnin

by Skënder Minxhozi
06/05/2026 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Dje vdiq Servet Pëllumbi. Iku nga kjo botë një ndër figurat legjendare të tranzicionit shqiptar, por njëherësh iku edhe njëri ndër simbolet e normalitetit, qetësisë, fisnikërisë dhe pastërtisë që kishte mbetur i tillë në mesin e një batërdie politike e mendore – çka ishte elita politike shqiptare e dekadës së parë e të dytë të pluralizmit.

Vdekja e Pëllumbit është ndoshta metafora më e gjetur dhe cinike e fundit gradual të një brezi politikanësh normalë, që dinin të flisnin edhe kur të tjerët bërtisnin, që dinin të vetëfrenoheshin edhe kur të tjerët rrotull tyre i kapte pasioni e gjaku, që dinin të gjenin qetësi dhe vullnet për të bashkëpunuar edhe kur hapeshin depot e armëve apo kur salla e parlamentit kthehej në një cirk kafshësh të egra (siç ndodh thuajse çdo të enjte në Shqipërinë aktuale)!

Bashkë me Godon, Agollin, Arbnorin e të tjerë, Servet Pëllumbi ka përfaqësuar një krah fisnik të elitës politike, i cili bindjet i kishte të forta por nuk i përdorte si kobure për të vrarë kundërshtarin. Ikën një politikan që injektoi në partinë e tij dhe në institucionet e larta që drejtoi dinjitet e vetëpërmbajtje, moderimin dhe qetësinë aq shumë deficitare në ambjentin e politikës së lartë shqiptare.

Servet Pëllumbi na kujton sot me largimin e tij se ndërrimi i gjeneratave në jetën politike të një vendi nuk mund të jetë domosdoshmërisht dhe gjithmonë diçka e mirë. Ikën profesori i parlamentit, për t’ja lënë vendin vuvuzelave dhe anonimëve që hyjnë e dalin pa lënë asnjë gjurmë në atë tempull demokracie e ligji.

Prandaj humbja e një figure të tillë, ashtu si Kadareja, Agolli e Qosja në sferën e tyre të aktivitetit, shënon një boshllëk që mesa duket as që ka ndërmend të mbushet dikur, por veçse të thellohet më tej.

Nuk kishte më vend në botën aktuale për Servet Pëllumbin. Jo vetëm sepse nga lartësia e moshës ai e kishte mbushur misionin e tij në këtë botë, por sepse kemi sigurinë dëshpëruese se në epokën e ethshme dhe pa keqardhje e empati në të cilën jetojmë, nuk ka më shumë vend për njerëz normalë. Dhe Pëllumbi qe një i tillë në të gjitha kuptimet e termit. Jetoi pastër, punoi me dinjitet dhe iku nga kjo botë në heshtje si për të shprehur një akt proteste e shpërfilljeje ndaj  lehtësisë fluturake të kësaj epoke idiote plot influencera, rrjete sociale e shtetarë të improvizuar. Kishte vite që profesori nuk e njihte më botën ku jetonte sepse nuk i përkiste më asaj. Tani po shkon drejt një tjetër dimensioni që me siguri e njeh më mirë dhe që është i veti.

 

Next Post
Aksidentet rrugore, Policia e Shtetit pajiset me dronë, aparate dhe 22 mjete shpejtësimatëse

Aksidentet rrugore, Policia e Shtetit pajiset me dronë, aparate dhe 22 mjete shpejtësimatëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In