• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kongres të mbarë…!

by Ylli Manjani
06/05/2026 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

Te ky Kongresi Botëror i Ligjit, besoj ne do prezantojmë arritjet e reformës me famë botërore të drejtësisë.

Rezultate të tilla si:

1. Ishte sistemi me 40 000 çështje në pritje dhe, pas reformës u bë me 100 000.

2. Marrja e një date gjyqi ishte me maksimumi 2 muaj vonesë, sot pas reformës e merr me 6 deri në 8 muaj nga seanca ku je.

3. Heqja nga puna e gjykatësve e prokurorëve pa hesap e kriter, me procese degjenerimi publik dhe nga një trupë e përzgjedhur kasapësh. U hoqën edhe ata që dhanë dënime me burgim të përjetshëm në emër të kësaj Republike që nuk mbron dot punonjësit e vet.

4. Agresionin ekstrem të drejtësisë penale ndaj lirisë së individit, dinjitetit, zotësisë e pasurisë së tij. Duhet ta prezantojmë modelin tonë të reformës, me moton se pa luftë klasash dhe po nuk u kënaq turma nuk ka drejtësi. Madje drejtësia e vërtetë bëhet nga gazetarët e burimeve, jo nga gjykatësit në sallë gjyqi.

5. Shndërrimi i arrestit me burg si masë ndëshkimi dhe dënimi faktik pa prova e pa proçes. Gjykata jonë penale e reformuar tashmë njeh dhe zbaton vetëm arrestin me burg. Mirë është që këtë pikë ta shoqërojnë me videon e arrestit të Presidentit Meta.

6. Drejtësia jonë penale e reformuar mund të fillojë proçedim penal edhe pa fakt apo ngjarje penale. Mjafton një përgjim, bisedë, apo denoncim inatçorësh apo anonimësh. Çështjet fillohen edhe për veprime e vendime që janë të ligjshme, mjafton një thashethem.

7. Gjykatësit e prokurorët e Republikës kanë dëshirë të varen nga ambasadorë të huaj, dhe jo nha Republika ku shërbejnë e paguhen. Duhet të prezantojmë edhe përvojën se si ja fut shqiptari shqiptarit për llogari të një shteti tjetër.

8. Sallat e gjyqeve janë si kafazë me blinda brenda, ku jo transparencë që nuk bëhet, po as garancitë e barazisë në proçes nuk sigurohen. I pandehuri në gjykim prezumohet shtazë, jo njeri me dinjitet e të drejta. Besoj se do jetë eksperiencë unike për t’u ndarë me botën ligjore fakti se gjykata nuk del dot as mbi Drejtorinë e Burgjeve… Edhe për këtë arritje ka pamje filmike pa fund.. Mund të organizohen edhe vizita në hotelin me 5 yje GJKKO.

9. Ndryshimi i Kushtetutës e ligjeve në këtë vënd është bërë si zinxhiri i pantallonave, që hapet e mbyllet disa herë në ditë. Besoj është unik edhe fakti se ne kemi një Kushtetutë ku në tekstin e saj gjenden fjalët korrupsion dhe krim i organizuar.

10. Ngritja e strukturave të posaçme/speciale, është bërë në mënyrë të përhershme. Të ngrira në Kushtetutë madje. I duhet prezantuar botës ligjore ideja se modeli i gjykatës së Nürembergut, mund të funksionojë përjetësisht. Duhet ta prezantojmë kryearritjen ligjore ku shteti i masave të posaçme e ka zëvendësuar shtetin normativ.

11. Si ndarja e pushteteve shuhet, kur zhduken ballancat ndërmjet tyre. Duhet ti spjegojmë me durim botës ligjore se si e kemi ndryshuar organizimin kushtetutues të pushteteve, ku asnjëri pushtet nuk lidhet gjëkundi me tjetrin. Duhet t’u themi se si kemi bërë jo një Republikë me 3 pushtete por tre Republika nën një pushtet.

12. Ashpërsimi i ligjeve nuk parandalon asnjë fenomen kriminal. Duhet t’u themi botës ligjore se sa më shumë ashpërsojmë ligjet e korrupsionit aq më shumë na shtohet korrupsioni. Njësoj edhe për trafikun rrugor, mbajtjen e armëve e madje edhe vrasjet.

T’ua themi botës ligjore mbarë këto gjëra se janë interesante.

Ja, me kaq gjëra them ta njohim kongresin e botës së ligjeve, se me më shumë arritje kam frikë se ngarkohen…

Mbase edhe bota mëson nga ne të ecë në rrugë të pashkelura….

Next Post
Vjena zbulon skenën spektakolare të Eurovision Song Contest 2026

Vjena zbulon skenën spektakolare të Eurovision Song Contest 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
Ngjarje e rëndë në Itali. Djali 53-vjeçari dyshohet se mbyti nënën e tij pas konflikteve të vazhdueshme

Ngjarje e rëndë në Itali. Djali 53-vjeçari dyshohet se mbyti nënën e tij pas konflikteve të vazhdueshme

September 28, 2026
Gjashtë vite nga miratimi/ PS-PD, konsensus për korrigjimin e Reformës në Drejtësi

Kryengritja e Pallatit të Drejtësisë konfirmon dëshirën për të drejtuar “Republikën”

September 28, 2026
Tragjedia në Athinë, ku humbën jetën tre shqiptarë, zbardhet pista kryesore e shpërthimit

Tragjedia në Athinë, ku humbën jetën tre shqiptarë, zbardhet pista kryesore e shpërthimit

September 28, 2026
Pendesa e fisme gjermane dhe krenaria e përzishme serbe

“Dështoi sistemi”, Lleshaj: Në SHISH duhen njerëz të provuar dhe me integritet, jo eksperimente

September 28, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Java nis me përplasje! Meri Shehu ngre alarmin për disa shenja

September 28, 2026
Një telefonatë në 999 zbuloi gjithçka, si u kapën 5 britanikët pranë bazës së RAF-it -

Lirohen pesë komplotistët në Angli, u arrestuan se dyshoheshin për sulm ndaj bazës amerikane, dalin në liri me kusht

September 28, 2026
Protesta në ditën e 121-të në Tiranë, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime kundër Qeverisë

Protesta në ditën e 121-të në Tiranë, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime kundër Qeverisë

September 28, 2026
Dështon tentativa e hyrjes së 10 shqiptarëve në Angli, po transportoheshin me një gomone me motorë të fuqishëm!

Dështon tentativa e hyrjes së 10 shqiptarëve në Angli, po transportoheshin me një gomone me motorë të fuqishëm!

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com