• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politikani i parë që del pro prezencës së Kosovës në “Open Ballkan”/ Ish ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj: Kurti aventurier

by Java News
17/06/2022 18:42
epa05943690 Foreign Minister of the Republic of Kosovo Enver Hoxhaj gestures during a joint press conference with his counterpart from Sweden Margot Wallstrom (not in picture) following their meeting in Pristina, Kosovo, 04 May 2017. Swedish Foreign Minister Margot Wallstrom is on a one-day official visit to Kosovo.  EPA/VALDRIN XHEMAJ

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova po humbet kohë me refuzimin që i bën nismës së “Ballkanit të Hapur”, shprehet nënkryetari i kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Kryeministri Albin Kurti dhe politikanët e tjerë në Kosovë vazhdojnë të kundërshtojnë “Open Balkan”, pjesë e të cilit është dhe Serbia që nuk ka njohur ende pavarësinë e Kosovës. Por, sipas Hoxhajt, nuk është politika e jashtme, por problemet e politikës së brendshme në Kosovë që po e pengojnë të bëhet pjesë e nismës:

“Unë mendoj që Kosova është duke humbur kohë, pa nevojë, pa argument politik apo ekonomik, duke i thënë jo ‘Open Balkan’! Unë jam deklaruar pro pjesëmarrjes në ‘Ballkanin e Hapur’. Ky është qëndrim personal imi si nënkryetar i kuvendit të Kosovës, si deputet i Partisë Demokratike të Kosovës. PDK-ja ndërkohë nuk ka qëndrim.

Nga viti 2011 deri në vitin 2017, unë kam kërkuar që Kosova të jetë pjesë e çdo organizate, nisme rajonale. Dua ta them këtu që ta dinë qytetarët shqiptarë kudo që jetojnë. Në vitin 2020, Kosova ka nënshkruar një marrëveshje në Washington me Donald Trump president. E dini që në paragrafin e pestë apo të gjashtë të kësaj marrëveshjeje, shkruan që Kosova zotohet që t’i bashkohet minishengenit të themeluar në tetor të 2019? Do të thotë që formalisht, Kosova është pjesë e kësaj marrëveshjeje. E ka nënshkruar Avdullah Hoti”.

Ish-ministri i punëve të jashtme të Kosovës, në intervistën për emisionin “Top Talk”, shprehet se nuk sheh ndonjë kërcënim real në lidhje me eksportet serbe në Kosovë.

“Unë e shoh faktorin shqiptar në Ballkan, si faktorin Gjerman në Europë. Pse duhet të ketë frikë, nëse Rama është në taki, Abazoviç po ashtu. Mendoj që është politikë e brendshme në Kosovë, ndërkohë që ‘Ballkani i Hapur’ duhet marrë seriozisht”, thotë ai./m.j

Next Post
“Ta nxjerrim drogën…”/ Si trafikantët shqiptarë jepnin urdhër për të transportuar 2.2 tonë kokainë për në Holandë, gracka që ngriti policia

"Ta nxjerrim drogën..."/ Si trafikantët shqiptarë jepnin urdhër për të transportuar 2.2 tonë kokainë për në Holandë, gracka që ngriti policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

July 23, 2026
Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

July 23, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Çuna, ju duhet të merrni një flamur të…”, Shehi flet për protestën dhe investimet: Atje ku çojnë paratë këta…

July 23, 2026
Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

July 23, 2026
Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

July 23, 2026
Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

July 23, 2026
Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

July 23, 2026
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

July 23, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi bulevardin e flamingove

July 23, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“Para Kuvendit janë njerëzit e partive të vogla”, Bido: Në protestë, grupime të Iranit dhe…

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In