• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Politika shqiptare dhe teoria e “lojës”

by Artur Ajazi
13/10/2020 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

E vetmja teori sot në botën demokratike, e cila u ka bërë ballë sfidave të kohës në përballjet politike, është dhe do të mbetet teoria e “lojës”. Kjo teori tashmë pas afro 3 dekada , është bërë pasioni referues edhe I klasës politike në Shqipëri, kryesisht i dy partive të mëdha PS dhe PD. Duke vlerësuar sjelljen politike të lidershipit të këtyre partive, konstaton disa versione vlerësimi, ku spikatin ai amatoresk, (pra pasioni militantesk) dhe versioni që mbështetet tek forma më speciale, që quhet “teoria e lojës politike”.

Kjo është një teori moderne, me baza tek shkencat ekzakte, nga ku përcaktohen fenomenet politiko- ekonomike duke na bërë të kuptojmë sjelljen e lidershipit. Teoria e “lojës” ka dy parime kryesore për të bërë analizën e sjelljeve mes politikanësh, dhe kjo vlen edhe për partitë politike tek ne. Kjo teori, ka parimet e veta, ku më kryesori lidhet me faktin, se çdo aktor politik i llogarit mirë lëvizjet e tij, dhe duhet patjetër të ndjekë “lojtarët” deri në realizimin e qëllimit të paracaktuar. Lidershipi që ndjek teorinë e “lojës”, formulon prerazi qëndrimin e tij, në funksion të mundësive dhe lojës së tjetrit, dhe këtë e paraqet “si zgjedhjen më të mirë”. Lidershipi gjithmonë me teorinë e lojës, bën llogaritje preçize për të përfituar gjithçka të mundshme ndaj rivalit politik. Në rastin e PD, kjo forcë politike nuk do të dëshironte që Shqipëria të hapte negociatat me BE, kur në qeverisje është Edi Rama, apo Presidenti të ishte nga radhët e saj (dhe jo Meta) apo reforma elektorale të favorizonte atë, dhe reforma në drejtësi (edhe pse është tentuar të pengohet) të kryhej në përputhje vetëm me propozimet e saj. Padyshim ky është qëllimi i PD, por jo zgjidhja e duhur sa kohë në skenën politike, ka edhe parti politike të tjera që nuk u intereson varianti i paraqitur nga PD e Bashës. Kjo parti ndryshe nga shumica qeverisëse, nuk do të dëshironte hapjen e negociatave me BE, pasi rradhitet në bilancet pozitive të PS dhe personalisht Edi Ramës në këto 2 mandate qeverisëse, i cili duket se është e interesuar më shumë për ardhmërinë e vendit. Por primare janë kryerja e reformave rradikale në sistemin e drejtësisë, si Vetting-u, dhe reforma në administratë.

Nisur nga ky pozicion, mundësia e gjetjes së pikave të përbashkëta është e kufizuar, për çdo aktor politik, pavarsisht se llogaritjet, mund të nxjerrin rezultate të papritura. Teoria e lojës thotë se “e ardhmja është gjithmonë e paparashikuar” sepse me veprimin e tyre, liderët politikë janë vazhdimisht të ndryshueshëm. Pra në qoftë se PD-ja, mendon se mungesa e përmbushjes së kërkesave të saj, legjitimon mungesën e reformave, keqësimi i situatës politike ka si rezultat largimin e vendit nga BE. Nga ana tjetër edhe qëndrimi i mbajtur nga ish-opozita, nuk mund të themi se krijoi një situatë të rënduar politike dhe ekonomike, përkundrazi. Kjo për faktin sepse Edi Rama, po bëhet gati që qeverisë vendin edhe për 4 vitet e tjera të mandatit të tretë qeverisës me mbështetje të madhe ndërkombëtare .Reforma zgjedhore, dhe ajo në sistemin e drejtësisë, janë disa prej pikave ku mund të funksiononte bashkëpunimi me partinë e Lulzim Bashës, pasi të dyja forcat kryesore politike, e kanë miratuar këtë reformë, dhe kanë rënë dakord për përmbushjen e rekomandimeve të BE në pjesën më të madhe të tyre.Nga ana tjetër, nisur nga kushtet e “lojës”, përmbushja e reformave janë momenti , ku palët (kryesisht PD) kanë pak mundësi të gjejnë konsensusin. Mazhoranca shpesh ka rënë dakord për disa pika të propozuara nga ish-opozita, por kundërshton pika të tjera pasi i konsideron thelbësore për mbarëvajtjen e jetës politike dhe parlamentare.

Edhe mundësia e pranimit nga mazhoranca të disa kushteve , nuk i ka mjaftuar ish- opozitës për të bërë të mundur bashkëpunimin institucional. Teoria e “lojës”, toleron në këtë rast shumicën parlamentare të përmbushë të gjitha kërkesat e ish-opozitës, kur ato janë të pranueshme. Palët gjithmonë kanë mundësi të llogarisin humbjet dhe fitoret, duke mundësuar uljen e tensionit politik, avancimin e reformave duke patur arsye ta përdorin teorinë e lojës , si kapital politik edhe gjatë fushatës së afërt zgjedhore të 25 Prillit 2021.

Next Post
Maqedonia e Veriut e “pushtuar” nga COVID-19, po shkon drejt 3 mijë rasteve aktive: Ja qytetet më të prekura

Shifrat në Maqedoninë e Veriut: 80 raste të reja dhe 3 viktima nga koronavirus në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In