• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Politika e çimkave me çimka, siç thoshte dikur Berisha ose neveria për ÇimkoPolitikën e sotme

by Lorenc Vangjeli
30/03/2019 23:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Shqipëria është si gjithmonë një martesë e palumtur e trashëgimisë së shkuar që nuk ka ikur ende dhe tentativës për modernizim që nuk ka mbërritur akoma. Dikur, komunizmi ishte një sistem që ngrihej mbi idenë e përgjimit të gjithçkaje dhe gjithkujt. Atëherë edhe vetëm dyshimi e bënte direkt fajtor qytetarin dhe mbi këtë bazë, ky instrument i padrejtësisë së djeshme politike, është përdorur shumë shpesh ndaj të pafajshmëve. Noterizimi i fajësisë më pas, ishte vetëm një akt formal i gjykatave formale, që vendosnin në emër të popullit, por natyrisht pa pyetur popullin. Po në të njëjtin regjim grotesk të thagmave dhe frikës, mbretërisë së absurdit dhe absurdit mbret, izolimit total dhe urisë fizike e shpirtërore të të gjitha llojeve, uria seksuale arrinte kulmin tek ca tipa të veçantë. Ata tipat që gjëmonin nga pas çifte të reja në pritje për t’i zhveshur errësirës ndonjë copë rënkimi mashkulli apo pak aromë lëkure femërore. Dhe për t’u bërë pjesë e asaj pak dashurie të ndaluar me dy sy të shqyer në terr sa më pranë dy palë syve që mbylleshin përgjithësisht nga turpi, padija dhe ëndja prej së ndaluarës.

Çfarë bënin të parët ishte kriminale.

Maniakëria dhe perversiteti i të dytëve ishte i përshtirë dhe i neveritshëm.

Por edhe të parët e të dytët bënin në thelb të njëjtën gjë: mbanin syrin në vrimën e çelësit për të parë çfarë ndodhte pas portave të mbyllura.

Sot është ndryshe vetëm në formë sepse thelbi është pothuaj identik. Debati për përgjimet dhe përgjimet si vetë debati kryesor i ditës, janë moda që mbizotëron. Në shumë raste përgjimet kanë qenë fillesa drejt provave që kanë shkatërruar banda apo që kanë gozhduar banditë ordinerë. Shumë nga njerëzit e botës së nëndheshme janë zbuluar pikërisht nga ky mjet i pazëvendësueshëm hetimi. Por futja e këtij elementi në jetën e përditshme të politikës, e ka denatyruar vetë mjetin e përdorur.

Nga koha e largët kur Doktor Berisha, një dashnor i apasionuar mbas përgjimeve, ra vetë pre e një audiopërgjimi, ato kanë shërbyer edhe për të rrëzuar fasada politikanësh. Në të njëjtën kohë kanë qenë pjesë e një lufte të vazhdueshme politike, ku palët pa prerë kanë akuzuar njëra-tjetrën për përdorim të tyre në kundërshtim me ligjin.

Sot gjithçka ka shkuar në ekstrem. Politika me çimka, siç e përbuzte dje me të drejtë ish-kryeministri kur u bë viktimë e saj apo ÇimkoPolitika tani që duket se po i shërben atij vetë, po e bën rregull përdorimin e tyre maksimumi për politikën e ditës dhe minimumi për interesa që janë më të vogla se një kokërr misri dhe më të padobishme se një kokërr rërë.

Nëpërmjet përgjimeve janë bërë shantazhe për përfitime politike dhe pazare të vogla për vlera monetare të mëdha. Shembujt janë ulëritës. Të paktën tre dosje penale, shumë të ndjeshme për publikun, janë provat që provojnë këtë pohim. Dosja 339, përgjimet e së cilës janë tregtuar politikisht dhe financiarisht duke vrarë ndoshta përfundimisht mundësinë për zbulimin e të vërtetës, tashmë njeh kulmin e groteskut. Përdorimi i saj për shantazh të të gjitha formave, për pazare politike dhe përfitime monetare kanë shkatërruar thelbin e saj. Sot, është po aq i rëndësishëm sa identifikimi përfundimtar dhe ndëshkimi i fajtorëve, edhe hetimi profesional mbi mënyrën sesi është bërë vetë hetimi.

Dosja tjetër me numër 184 që paralajmërohet vazhdimisht se do të dalë në skenë dhe së fundmi dosja Babale, kjo sagë e llumit tonë publik, dëshmojnë dhe njëherë aftësinë e pakufishme të segmenteve të shoqërisë shqiptare për të qenë jo pjesë e mëkatit që kërcënon, por vetë mëkati që duhet ndëshkuar. Fillimisht me përbuzje. E më pas, edhe me neveri dhe largim e distancim nga e keqja dhe vetë neveria që afron ëndrra për ta mbajtur syrin në vrimën e çelësit të kundërshtarit. Politika e çimkave me çimka dhe ÇimkoPolitika është trashëgimia e keqe e komunistëve që tundon fort sot demokratë e socialistë për ta përdorur ndaj njëri-tjetrit dhe për të neveritur më pas, të gjithë spektatorët e këtij spektakli të pështirë.

Next Post

Shtypi i ditës, e diel 31 mars 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In