• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Politika, seksi dhe gazetaret si objekt ngacmimi seksual

by Aalison Pearse Stevens
16/05/2016 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gazetare u përkul për të marrë një stilolaps. Ministri francez i Financave Michel Sapin e vuri re. “Ai nuk mundi ta frenojnë dorën dhe mërmëriti: “Oh, ç’po më tregoni?” dhe i tërheq llastikun e të mbathurave të gazetares që i dilte prej pantallonave.” Kështu e përshkruajnë gazetaret Stéphanie Marteu dhe Azize Zemouri në librin e tyre një skenë që kishte ndodhur në janar të vitit 2015 në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër. Titulli i librit, “L’Elisee Off”, aludon për intrigat pas dyerve të Pallatit të Republikës në Paris. Sapini konsiderohet si i besuar i presidentit francez Francois Hollande.

Që kurse incidenti u bë i njohur, komuniteti i internetit po diskuton në hashtagun #CulotteGate për abuzimet seksuale në Francë. “Culotte” u thonë në frëngjisht të mbathurave. Debati vazhdon edhe në mediat tradicionale. 500 gra dhe burra kanë nisur në gazetën “Libération” një peticion kundër ngacmimit seksual nga ana e politikanëve. “Në përgjithësi për gratë është e vështirë të flasin në lidhje me këtë lloj dhune, por në mikrokozmosin politik, një gjë e tillë pa dyshim është e përforcuar”, thuhet në peticion. Fjalë për ngacmime seksuale dëgjohen shpesh, por ndaj tyre nuk ndërmeret asgjë.

Seksizmi si “pjesë e sistemit”?

Cornelia Moser, studjuese pranë qendrës studimore kombëtare “Centre Scientifique de la Recherche”, organizata më e madhe franceze kërkimore në Paris thotë se në sferën politike të Francës mbizotëron një “atmosferë heshtjeje”. “Në politikë është fjala për pushtet. Kudo ku është fjala për pushtet dhe të holla, aleancat mes burrave funksionojnë shumë mirë dhe ata mbrojnë njëri-tjetrin.”

Dëshmi për këtë është edhe rasti i Denis Baupin. Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, ai ishte një prej shumë politikanëve francezë që cilët dëshironin të tërhiqnin vëmendjen për seksizmin me një fushatë në twitter. Për këtë nënkryetari i Parlamentit dhe politikani i Partisë së Gjelbër doli para kamerave me buzë të lyera me të kuq buzësh. Prej kësaj hipokrizie kaq të madhe disa deputeteve në Asamblenë Kombëtare u erdhi në majë të hundës, sepse Baupin deri në atë moment nuk konsiderohej si avokat i të drejtave të grave. Madje për vite të tëra, ai duhet të ketë intriguar dhe ngacmuar seksualisht anëtaret e partisë femrat e stafit. Brenda partisë kjo ishte një gjë që me sa duket dihej.

Aksioni publik i Baupinit e bëri Sandrine Rousseau-në, zëdhënësen e të Gjelbërve francezë, që të raportonte për një incident në takimin e partisë në tetor 2011. Atëherë Baupini e kishte ngjeshur atë pas një muri, e kishte kapur për gjoksi dhe qe përpjekur ta puthte. Shtatë dëshmitare të tjera dolën pas kësaj në publik me ngjarje të ngjashme. Shumë gra thanë se Baupin u kishte dërguar për javë me radhë SMS me përmbajtje ngacmuese, të tjera thanë se u kishte thënë batuta me përmbajtje seksuale. Kundër Baupinit ka nisur ndërkohë një hetim. Ndryshe nga Gjermania, në Francë që nga viti 2012 ka një ligj që dënon ngacmimin seksual me deri në tre vjet heqje lirie.

Cornelia Moser mendon se seksizimi është “pjesë e një sistemi, me të cilin synohet që gratë të mbahen jashtë politikës”. Ankesat e tyre “shpesh nuk merren seriozisht ose hidhen poshtë si vepra të parëndësishme”. Kjo dhunë seksuale banalizohet dhe viktimave u duhet të mbartin pasojat – sipas motos: “Po mbylle atë bluzë dreqi ta hajë.”

Tërheqja e vëmendjes së opinionit publik

Gazetarja dhe blogeria gjermane Helga Hansen, e cila ishte ndër të parat që u shpreh në twitter për problemin e ngacimimeve seksuale në Gjermani, mendon se duke tërhequr vëmendjen e opinionit publik mund të arrihet që të ashpërsohet ligji kundër abuzimit dhe ngacmimit seksual. Por megjithatë ajo vë re se nuk ka ndonjë ndryshim të madh në Gjermani në këtë drejtim dhe se kërkesat e feministeve që edhe një shuplakë në prapanica, një tërheqje e llastikut të të mbathurave apo një shaka për dekoltenë e hapur duhet të dënohen me ligj, sepse nëse femra thotë “jo, atëhere kjo do të thotë jo!” DW

ma.me

Next Post

NATO forcon mbrojtjen raketore në Evropën Lindore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In