• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politika bashkohet për Izraelin dhe ndahet për Kosovën?!

by Ben Andoni
08/10/2023 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

 

Ngjarjet e orëve të fundit dhe rigjallërimi i konfliktit Izrael-Palestinë, pas sulmit masiv me raketa nga Hamasi, duket se është vetëm fillimi i një përplasje shumë të ashpër, që do të mobilizojë një arradhë të tërë diplomatësh dhe negociatorësh. Ky konflikt i ngjan pak një vullkani të fjetur, që plas atëherë kur nuk pritet. Kështu ka ndodhur dhe këtë herë dhe kështu parashihet që të ndodhë në të ardhmen edhe me Kosovën.

Ndërkohë që në Izrael dëgjohen gjatë gjithë kohës sirena alarmi për shkak të raketave që po sulmojnë civilët, politika botërore, në masë është rreshtuar në përkrahje të tyre. Shqipëria dhe Kosova nuk kanë bërë përjashtim në të gjitha nivelet dhe duket se ky ka qenë momenti kur që nga liderët e tyre kryesorë dhe duke vazhduar me opozitat dhe maxhorancat e dy vendeve e kanë dënuar atë.

Veçse nuk ka ndodhur kështu me “terrorizmin e Bajnskës”. Vetë parlamenti i Kosovës është lodhur shumë në përplasje të mëdha për miratimin e rezolutës së përbashkët ndaj këtij sulmi, që do të dalë në parlament më 12 tetor! Dhe, pothuaj e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Tiranë. Qëndrimi i Ramës dhe përgjigja e tij ambuige për Veriun e Kosovës në një intervistë të “Financial Times” ka sjellë shumë pështjellime dhe interpretime, e para sa i përket nivelit të njohjes së problemit dhe e dyta dhe më e hidhura, është parë si një lloj zbutje e Shqipërisë ndaj Serbisë. Paradoksi ka vazhduar kur MPJ e Shqipërisë i kërkon Serbisë hetime të thella!!! Nga ana tjetër, thelbi i këtij sulmi të frikshëm ka sjellë një realitet që e ka treguar më së miri diplomati amerikan në pension Kurt Volker, i cili ka shërbyer edhe si ambasador i SHBA-së në NATO. Në intervistën për seksionin serb të “Zërit të Amerikës” ka thënë se: “Incidenti në të cilin u vra një polic i Kosovës ishte krijuar për të provokuar një përgjigje nga pala kosovare – ndaj së cilës Serbia do të reagonte më pas. Mendoj se është e nevojshme të bëhet presion mbi Beogradin që të bëjë gjithçka që është e mundur për të parandaluar skenarë dhe provokime të tilla. Nuk besoj se një gjë e tillë do të ndodhte nëse do të kishte një mesazh të qartë se një gjë e tillë nuk është e mirëseardhur. Gjithashtu, është e nevojshme që të dyja palët të përpiqen të qetësojnë pasionet dhe të mos ndërmarrin asgjë që pala tjetër do ta konsideronte si provokim – që do të shkaktonte një lloj reagimi”, u shpreh diplomati i njohur.

Duke u kthyer në argumentin tonë: sikur të mos mjaftonte kjo edhe vetë PD-ja, partia kryesore e opozitës, ishte e ndarë për Kosovën. Ka pasur një kërkesë të PD-së (Legale) për një interpelancë me kreun e qeverisë, teksa edhe grupi i Bardhit ka paraqitur një rezolutë për të njëjtën çështje!!!

Bjerradita është simbolika më e mirë e politikës sonë dhe e vëmendjes së saj, po mjaftojnë ngjarje të mëdha si këto të Kosovës dhe Izraelit, që të bëjnë të kuptosh nivelin dhe pjekurinë e politikanëve dhe narrativën që ngrenë ata për situata, ku do duhej pjekuri dhe sakrifikim interesash meskine. Duket se ky edhe në këtë moment s’është rasti i Shqipërisë. (Javanews)

 

Next Post
Basha me fermerët: Pezullimi i granteve të IPARD, tregon makutërinë e qeverisë

Basha me fermerët: Pezullimi i granteve të IPARD, tregon makutërinë e qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com