• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Politico” zgjdh 28 politikanët që po i japin formë Europës… mes tyre një shqiptar

by Java News
07/12/2016 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Prishtinës, Shpend Ahmeti është përfshirë në listën vjetore të portalit informativ të Bashkimit Evropian “Politico”. Në zgjedhjen e përvitshme të 28 njerëzve që po i japin formë dhe po lëvizin Europën, faqja Politico.eu ka zgjedhur edhe Ahmetin.

28_Shpend-Ahmeti_crop-714x714

“Kosova mund të ketë bërë hapa të rëndësishëm drejt njohjes ndërkombëtare me pranimin në FIFA dhe me medaljen e artë olimpike në Rio. Por për Shpend Ahmetin, kryetar të Prishtinës, ndërtimi i shtetit fillon nga baza”, thuhet në përshkrimin e Politico.co për Shpend Ahmetin.

Kjo është një guidë e 28 njerëzve që pritet të shkëlqejnë në vitin 2017 e më tej. Në sqarimin e Politico.eu, thuhet se këta janë 17 meshkujt dhe 11 femrat nga 28 vende të ndryshme, që kanë marrë vëmendjen e këtij mediumi.

0a

Emri i tij u bë publik në një darkë gala që u mbajt mbrëmë në Bruksel, e cila bëri bashkë më shumë se 200 të ftuar të nivelit të lartë që përfaqësojnë sektorët publik dhe privat nga i gjithë kontinenti i vjetër.

Politico 28, klasa e vitit 2017 përfshin në botimin e saj personalitete që kanë marrë vëmendje me punën e tyre gjatë këtij viti.

Kosova për herë të parë u bë pjesë e këtij publikimi me kryebashkiakun e Prishtinës, edhe pse në të përfshihen vetëm politikanë që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian.

Ahmeti në shkrim dedikuar atij quhet edhe si ‘Ndërtues i kombit”.

Vitin e kaluar, listën e ka kryesuar kryeministri i Hungarisë, Victor Orbán. Këtë vit, në vendin e parë gjendet prefekti i Londrës, Sadiq Khan. Teksa mes tyre janë edhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe Federica Mogherini./panorama/a.k

Next Post
Mungon avokati dhe prokurori, shtyhet sërish seanca kundër ish-gjyqtarit Çobo

Prokuroria kërkon tre vjet burg për gjyqtarin Shyqyri Çobo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com