• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Poliklinika e Korçës, 900 mijë euro investime në pajisje

by
16/05/2015 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët e Korçës do të përfitojnë tashmë shërbim të plotë e cilësor të kujdesit shëndetësor parësor në Qendrën Shëndetësore të Specialiteteve të kësaj bashkie. Lajmi u bë i ditur gjatë vizitës që zhvilluan sot (016/05/2015) Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, dhe Ambasadori Italian në vendin tonë, z. Massimo Gaiani, për të përuruar mbylljen e projektit për rikonstruksionin, furnizimin me pajisje mjekësore dhe mobilimin e këtij institucioni shëndetësor me mbështetjen teknike e financiare të Zyrës së Bashkëpunimit Italian për Zhvillim (Cooperazione Italiana allo Sviluppo).

Ndërhyrja me një vlerë prej 900 mijë eurosh në këtë Qendër Shëndetësore, e cila është pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe asaj Italiane për “Rikonstruksionin dhe pajisjen e 5 Poliklinikave në Tiranë, Korçë, Dibër dhe Gjirokastër” me një vlerë prej 5,080,000 Euro, përfshin rikonstruksionin dhe rehabilitimin e ndërtesës së këtij institucioni, furnizimin me pajisje mjekësore, Radiografi, Radioskopi, ECO të Përgjithshme, Mamografi, shtrat gjinekologjik, kirurgjik e ortopedik, si dhe furnizimin me pajisje mobiljesh, të përfunduara në prill të vitit 2015.

Duke falënderuar popullin mik italian për ndihmën e vazhdueshme për përmirësimin e ndjeshëm të kujdesit shëndetësor, Ministri Beqaj theksoi se “pajisjet e reja mjekësore dhe ristrukturimi i infrasktrukturës së kësaj qendreje shëndetësore është një lajm i mirë për qytetarët e Korçës”, duke shtuar se “tashmë, pas 20 muajsh ne kemi rezultate të prekshme në shëndetësi”.

“Jemi në drejtimin e duhur, jo vetëm për të ofruar Mbulim, Akses dhe Cilësi Universale,” shtoi z. Beqaj, duke theksuar se kjo “do të thotë se, jo vetëm korçarët nuk do të marrin rrugën për në Tiranë pasi mund t’i kryejnë këto ekzaminime dhe shërbime këtu në Korçë, por edhe mjekët e Korçës mund të ofrojnë të njëjtën cilësi shërbimi siç ofrohet edhe në Tiranë”.

Ndërkohë, Ambasadori Gaiani vuri në dukje se kjo ndërhyrje është pjesë e angazhimit të përgjithshëm të ndihmës italiane në sektorin socio-sanitar që arrin vlerën e përgjithshme prej 11 milion euro, duke theksuar se në të njëjtën kohë, “ky është përurimi i dytë që realizojmë brenda pak javësh, dhe kjo ndërhyrje që u mundësua nga Cooperazione Italiana në dy faza, ndihmon për të lehtësuar aksesin e qytetarëve dhe pacientëve për një shërbim më të mirë mjekësor.”

Next Post

Artan Lame: Çfarë i mungon Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 13, 2026
Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In