• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia zbardh plagosjen te Qyteti i Nxënësve: Viktima i zuri pritë me pistoletë autorit

by Aalison Pearse Stevens
10/10/2016 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një përplasje me armë ka ndodhur mes dy grupesh kriminale në Tiranë, çka ka sjellë në plagosjen e një 23-vjeçari. Sipas burimeve zyrtare nga policia, nga Seksioni për Krimet e Rënda ndaj Jetës për ngjarjen janë arrestuar:

– Erland Markola, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë”.

– Amarildo Koçeku, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Po kështu është bërë shpallja në kërkim e shtetasve:

– Shpëtim Taho, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”.

– K. T., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Amarildo Koçeku
Amarildo Koçeku

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm në rrugën “Bedri Karapici”, shtetasit Erlando Markola dhe Amarildo Koçeku, i kanë bërë pritë shtetasit Shpëtim Taho, të cilit Amarildo Koçeku dyshohet t’i ketë drejtuar një armë zjarri tip pistoletë, në atë moment Shpëtim Taho me makinën e tij tip “Volkswagen”, ka përplasur Amarildo Koçekun.

Nga situata e krijuar ka ndërhyrë nipi i Shpëtim T. shtetasi K. T., i cili ka marrë në banesë një armë zjarri tip automatik dhe dyshohet të ketë qëlluar në drejtim të Erland Markolës dhe Amarildo Koçekut, ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Amarildo Koçeku, i cili ndodhet në S.Q.U. jashtë rrezikut për jetën.

Po më datë 09.10.2016, rreth orës 08:00, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.6, shtetasi Leonard Mixolli, 21 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se më datë 08.10.2016, rreth orës 23:00, në rrugën “Bedri Karapici”, dy persona kanë dalë nga një mjet tip “Mercedes Benz”, duke i drejtuar një armë zjarri tip pistoletë. Nga përshkrimi i personave dhe paraqitja për njohje me anë të fotos, dyshohet se një nga dy autorët të jetë Erland Markola.

Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes janë sekuestruar:

Katër gëzhoja arme zjarri model 56

Një automjet tip “Volkswagen” (në pronësi të Shpëtim Tahos)

Po punohet për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim si dhe gjetjen e armëve të dyshuara të përdoruara në këtë ngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, në ngarkim të shtetasve Erland Markola dhe Amarildo Koçeku;

Për veprat penale “Tentativë vrasje në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, në ngarkim të shtetasve Shpëtim Taho dhe K. T.

BW/d.i.

Next Post
Tiranë/ 85-vjeçari ngacmon ish-bashkëshorten 44 vite më të re

Fundjava/ Policia e kryeqytetit arreston 4 persona për shkelje të ndryshme të ligjit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In