• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia zbardh ngjarjen në Kukës: Pesë të arrrestuar për një ‘vetëplagosje’

by A R
27/11/2024 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Blutë e Kukësit kanë zbardhur ngjarjen e ditës së djeshme të vetëplagosjes së një 19-vjeçari. Bëhet e ditur se janë arrestuar 5 persona lidhur me këtë ngjarje, mes tyre i plagosuri si edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.

Ndërkohë një tjetër është shpallur në kërkim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Kukës/ Në vijim të hetimeve, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në qytetin e Kukësit, ku dyshohet se u vetëplagos aksidentalisht shtetasi B. P., i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. P., 19 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpêrthyese dhe i municionit”;

– S. C., 54 vjeç (pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja), A. G., 28 vjeç, M. S., 30 vjeç dhe F. A., 37 vjeç, të gjithë banues në Kukës, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. K., 28 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimit pa leje, veçanërisht në zonat e mbrojtura, si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që kryhen vazhdimisht në terren, në bashkëpunim me inspektorët e IMT-së, kanë evidentuar 4 raste të ndërtimit pa leje. Për këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: A. S., B. S., A. S. dhe V. S., të gjithë banues në fshatin Valbonë, pasi kishin ndërtuar objekte, në këtë fshat, pa leje nga organet kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

/a.r

Next Post
Berisha rikthehet me akuza të rënda: Balla ka porositur vrasje! Rama krimineli më i madh

Berisha rikthehet me akuza të rënda: Balla ka porositur vrasje! Rama krimineli më i madh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

April 2, 2026
Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

April 2, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

April 2, 2026
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin

April 2, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…

April 2, 2026
Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Ibsen Elezi: Berisha po zvogëlon PD, nuk ka më shumë se 25 mijë vota

April 2, 2026
Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

April 2, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Gara për kreun e PD, Salianji: Frika e lidershipit ka baza reale, demokratët të dëshpëruar me Berishën

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In