• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia sekuestron një mjet në Tiranën e Re, dyshime se është i grabitësve në Rinas

by Java News
12/07/2016 22:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet është gjetur dhe sekuestruar një mjet, i cili dyshohet se është përdorur nga grabitësit në Aeroportin e Rinasit. Burime nga policia thonë për “News 24”, se mjeti tip “Furgon” i cili është gjetur poshtë mbikalimit të Pallati me Shigjeta, dyshohet se është përdorur në grabitjen e 30 qershorit.

Mjeti po këqyret nga ekspertët për të gjetur gjurmë apo të dhëna të tjera në lidhje me hetimin.

Pas grabitjes në Aeroportin e Rinasit policia sekuestroi kamerat e bizneseve rreth aeroportit, si dhe në aksin Tiranë-Rinas.

Pas djegies së makinës që përdorën në pistën e avionëve, autorët e grabitjes në Rinas mendohet se kanë hipur në furgonin që është fiksuar të largohet në drejtim të Laknasit dhe të humbasë gjurmët, pa u gjetur destinacioni i tij.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në rrugët e zonës më të zgjeruar larg Aeroportit, është konstatuar një furgon i dyshimtë.

Ky furgon duket që largohet nga vendi ku policia gjeti automjetin tip “Benz” teksa digjej, rreth 35 minuta pas grabitjes së ndodhur në pistën e Aeroportit./BW/a.k

Next Post

Kremi kundër diellit... sa i nevojshëm është dhe sa herë duhet të lyeni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com