• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia ra në gjurmët e Klement Çalës nga gafa e bashkëshortes, ja detajet

by Aalison Pearse Stevens
21/05/2019 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Supergrabitja e Rinasit ka mbetur ende e pazbardhur plotësisht.

Kjo, për shkak se paratë ende nuk janë gjetur, por edhe për faktin se një prej të dyshuarve kryesorë, Klement Çala, nuk është arrestuar.

I dyshuar si një ndër ideatorët e 9 prillit, për 32-vjeçarin nga Elbasani nuk ka informacione për vendodhjen e tij, ndërsa vijon të qëndrojë si një nga të shumëkërkuarit me kartelë të kuqe në Interpol.

Fillimisht, policia nuk kishte informacione mbi përfshirjen e të riut në supergrabitje, por një ditë pas ngjarjes ishte bashkëshortja e tij ajo që indirekt bëri blutë të dyshojnë.

Në një kohë që për vrasjen e Admir Muratajt mediat flisnin për një 32-vjeçar të vrarë në shkëmbimin e zjarrit me policinë, bashkëshortja e Klementit, Sulltane Çala u paraqit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, por edhe në morg, raporton A2 CNN.

Kjo, për shkak se mendonte se Çala mund të kishte mbetur i vrarë.

Të gjendur përballë kësaj situate, agjentë të policies dyshuan në përfshirjen e 32-vjeçarit, ndërsa survejuan për disa ditë bashkëshorten e Klement Çalës.

Pas arrestimit të Alkond Bengasit dhe dëshmisë së tij që Klement Çala ishte i përfshirë, e përforcoi më shumë dhe deklarata e dhënë në polici e bashkëshortes së tij.

Burime pranë uniformave blu thanë se Sulltane Çala ka thënë para hetuesve se herën e fundit që ka parë Klement Çalën ka qenë data 9 prill, pikërisht ditën e supergrabitjes.

Sipas saj, 32-vjeçari kishte dalë nga shtëpia në orën 9 të mëngjesit për të mos u kthyer më.

Next Post
Video/ Me mision për BE, Ruçi, Balla e Hajdari nisin takimet në Holandë

Video/ Me mision për BE, Ruçi, Balla e Hajdari nisin takimet në Holandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com