• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Policia: Procesi i votimit i qetë dhe pa asnjë ngjarje kriminale

by
21/06/2015 22:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me mbylljen e procesit të votimit në të gjitha qendrat, Policia e Shtetit përmes një deklarate për mediat ka theksuar se i gjithë procesi në rang vendi ka qenë i qetë dhe pa asnjë ngjarje kriminale.

Siç thuhet në deklaratë policia është angazhuar maksimalisht për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor duke garantuar sigurinë e votës së qytetarëve, ndërsa u bën thirrje përfaqësuesve të partive që të qëndrojnë larg qendrave të numërimit.

Më poshtë deklarata e plotë për mediat:

Nga informacionet e grumbulluara nga Grupi i Koordinimit dhe Drejtimit të Shërbimeve të Policisë së Shtetit për menaxhimin e gjithë situatës, shërbimeve dhe informacionit në territorin e Republikës së Shqipërisë në kuadër të procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, Ju konfirmojmë se:

Policia e Shtetit gjatë gjithë ditës së sotme ka përmbushur me sukses detyrat që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor, duke menaxhuar me profesionalizëm të lartë të gjitha shërbimet policore dhe duke garantuar një ambient të sigurt dhe një proces të qetë zgjedhor.

Strukturat e policisë janë angazhuar maksimalisht si në drejtim të ruajtjes së objekteve dhe materialeve zgjedhore deri në çeljen e votimit, ashtu edhe në drejtim të garantimit të rendit dhe të qetësisë publike gjatë gjithë ditës së votimit.

Gjatë natës së mbrëmshme dhe ditës së sotme në territorin e vendit nuk janë evidentuar ngjarje kriminale në qendrat e votimit, apo objektet e tjera zgjedhore.

Procesi i votimit ka përfunduar në të gjithë territorin e vendit dhe situata vijon të paraqitet e qetë.

Gjatë gjithë këtij procesi Policia e Shtetit, me vendim të Komisioneve të Qendrave të Votimit, ka dhënë ndihmën për rivendosjen e rregullit në 5 raste, nga të cilat në 4 raste për shkak të fluksit të krijuar nga numri i lartë i votuesve, apo për largimin e personave nga ambientet jashtë KZAZ-së, si dhe në 1 rast për largimin e një personi, që nuk ka pasur dokument të rregullt për të votuar dhe nuk largohej nga qendra.

Gjatë këtij procesi nuk janë evidentuar probleme lidhur me qëndrimin e policisë.

Policia e Shtetit është duke ndjekur me profesionalizëm vijimin e detyrave në kuadër të procesit zgjedhor.

Të gjitha strukturat e policisë janë në gatishmëri të plotë dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme për shoqërimin e materialeve të votimit drejt Vendeve të numërimit të votave.

Po ashtu janë marrë në ruajtje të gjitha Vendet e Numërimit të votave dhe KZAZ-të. Shërbimet e policisë do të garantojnë vijueshmërinë e normalitetit deri në përfundim të këtij procesi.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë mbështetësve të subjekteve politike, që të mos bëhen pengesë për vijim e rregullt të procesit zgjedhor.

Policia e Shtetit është e vendosur që të përmbushë me sukses të gjitha detyrimet që i ngarkon ligji për garantimin e mbarëvajtjes së këtij procesi deri në përfundimin e plotë të tij.

Next Post

Basha del para mediave: Rezultat i shkëlqyer nga jugu në veri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

July 6, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Konflikt mes disa personave në Tiranë, një i plagosur me thikë

July 6, 2026
Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

July 6, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Qytetarët ndjekin ndeshjet e Botërorit, Rama ndan pamjet dhe ironizon protestën: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës!

July 6, 2026
Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

July 6, 2026
Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

July 6, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Deklarata e fortë e Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është pranë

July 6, 2026
Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

July 6, 2026
Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

July 6, 2026
Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In