• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia paralajmëron: Mashtrimet online po marrin forma të reja, apel qytetarëve për kujdes

by A R
18/09/2025 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka bërë një apel publik për të gjithë qytetarët, duke i paralajmëruar të tregojnë kujdes maksimal ndaj mashtrimeve online, që shpesh paraqiten si mundësi investimi me fitim të shpejtë. Sipas njoftimit, këto skema shfaqen kryesisht si firma piramidale dhe investime të rreme në kriptomonedha.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë e Fierit, po vijon hetimet në kuadër të operacionit “XUEX”, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen para drejtësisë të personave që fshihen pas këtyre skemave mashtruese. Po ashtu, po ndiqen edhe lëvizjet e kriptovalutave të përdorura nga grupet kriminale, shkruan A2 CNN.

Edhe pse disa prej këtyre skemave janë goditur, autorët po përpiqen të përdorin forma të reja për të mashtruar qytetarët. Sipas Policisë, në platforma komunikimi si Viber dhe Telegram janë krijuar grupe që ofrojnë “mësime falas” për kriptovalutat, por që në fakt synojnë të fitojnë besimin e njerëzve për t’i tërhequr më pas në platforma mashtruese.

Policia fton të gjithë qytetarët që kanë humbur para duke investuar në skema të tilla, përfshirë platformat “Xuex”, “Txex” apo të ngjashme, të paraqiten në Drejtorinë e Krimeve Kibernetike ose në drejtoritë vendore përkatëse për të denoncuar rastet.

“Denoncimet tuaja janë thelbësore për dokumentimin e këtyre aktiviteteve dhe për mbrojtjen e qytetarëve të tjerë nga mashtrimet online”, thekson Policia e Shtetit.

Next Post
Mesazhi i fortë i SHBA për Shqipërinë: Kushtetuta është më shumë se një dokument

Mesazhi i fortë i SHBA për Shqipërinë: Kushtetuta është më shumë se një dokument

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

November 4, 2026
Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

November 3, 2026
SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In