• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia me një “libër xhepi” për zgjedhjet

by A R
20/06/2017 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit priti në një takim Ambasadorin e OSBE/ODIHR, njëkohësisht dhe Shef i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Shqipëri Peter Tejler, i cili shoqërohej nga  Zëvendës Shefi i Misionit Polyna Lemos dhe Eksperti i Sigurisë Laszlo Belagyi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako  ka njohur Tejler me masat e Policisë së Shtetit për menaxhimin e procesit zgjedhor.

Çako ka theksuar se janë trajnuar të gjithë punonjësit e Policisë që janë të ngarkuar me detyra gjatë procesit zgjedhor.

Është prodhuar libri i xhepit “Kujtesë për punonjësit e Policisë” me mbështetjen e OSCE-së.

Janë ngritur grupet e drejtimit në çdo qark.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur grupi i drejtim – komandimit i pajisur me gjithë infrastrukturën dhe bazën logjistike për të marrë, përpunuar dhe përcjellë në kohë reale çdo informacion.

Është duke përfunduar programi  për menaxhimin e masave të sigurisë gjatë procesit që nga marrja në dorëzim për ruajtjen e qendrave të votimit e deri në përfundim të gjithë procesit , ku çdo punonjës Policie do raportojë online nëpërmjet këtij programi.

Është caktuar koordinatori me KQZ si dhe koordinatori për informim për partnerët ndërkombëtar.

Kemi bashkëpunim shumë të mirë me Prokuroritë në Rrethe për trajtimin ligjor të çdo incidenti.

Më tej Çako i ka  bërë prezent Shefit të Misionit sulmet  politike  tërësisht të pabaza në adresë të tij dhe të Policisë së Shtetit.

Shefi i Misionit Ambasadori Peter Tejler ka falënderuar Çako për pritjen si dhe për bashkëpunimin mjaft të mirë të vendosur  mes Policisë së Shtetit dhe Misionit të Vëzhgimit të zgjedhjeve.

Ambasadori theksoi se Misioni është tërësisht i pavarur nga prezenca e OSCE-së, është i paanshëm dhe i hapur për çdo informacion nga të gjithë faktorët dhe aktorët në zgjedhje.

Tejler theksoi se ne dëgjojmë dhe grumbullojmë çdo informacion por sigurisht që çdo informacion do trajtohet dhe do verifikohet  nga ana jonë për vërtetësinë e tij.

Më pas Çako dhe Tejler inspektuan Sallën e Komandimit që është ngritur dhe funksionon që prej fillimit të muajit Maj.

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Altin Qato ka shpjeguar sistemin e menaxhimit të masave të sigurisë për procesin zgjedhor.

Tejler ka vlerësuar si mjaft efikase ngritjen e sallës së komandimit si dhe shumë të vlefshëm krijimin e këtij programi për menaxhimin e masave të sigurisë për procesin zgjedhor. /b.d

Next Post
Përballë Sali Berishës!

Xharra reagon ndaj Erdoganit: Merrni barrën mbi supe për krimet e Perandorisë Osmane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Prindërit do të paguajnë gjobat për fëmijët”/ Leka: Masat ndëshkuese nuk e ndalin dhunën, duhet dialog

October 25, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Bilanci i të lënduarve në protestë, Ministria e Shëndetësisë: 4 persona marrin ndihmë mjekësore

October 25, 2026
Mjeku i njohur shqiptar: Koronavirusi, 10 here më vdekjeprurës sesa gripi sezonal

Protesta dhe qeveria me telekomandë

October 25, 2026
VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

October 25, 2026
Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

October 25, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Më keq se krim, është gabim

October 25, 2026
13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

October 25, 2026
Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

October 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Etja për një viktimë

October 25, 2026
Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In