• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia mësyn në Velipojë për drogë/ Zbulon parcelat me kanabis por autorët ia mbathin dhe i humbasin nga sytë nëpër pyje

by Java News
24/06/2022 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy parcela me bimë kanabisi janë zbuluar nga policia e Shkodrës në Velipojë.

Në kuadër të dy operacioneve të koduar “Vilu” dhe “Obot” janë shpallur në kërkim 2 autorët e dyshuar të këtyre veprimtarive kriminale, të cilët, për shkak të terrenit të pyllëzuar, kanë mundur të largohen nga vendet ku kultivonin bimët narkotike.

Policia njofton se parcela e kanabisit në Velipojë është asgjësuar me anë të djegies.

Në kërkim janë shpallur shtetasi R. P., 38 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazh Velipojë dhe shtetasi H. Z., 55 vjeç, banues në fshatin Oblikë.

Njoftimi i policisë

Kontrolle masive në të gjithë territorin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Zhvillohen 2 operacione masive kontrolli, të koduar “Vilu” dhe “Obot”, në kuadër të të cilëve u evidentuan dhe u goditën 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacioneve, janë shpallur në kërkim 2 autorët e dyshuar të këtyre veprimtarive kriminale, të cilët, për shkak të terrenit të pyllëzuar, kanë mundur të largohen nga vendet ku kultivonin bimët narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur edhe dronë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Vilu”, në vendin e quajtur “Vilu”, Velipojë, në një sipërfaqe toke në terren të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasit R. P., 38 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazh Velipojë, Shkodër, i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.
—Në kuadër të operacionit policor të koduar “Obot”, në fshatin Obot, në vendin e quajtur “Zalli Bunës”, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasit H. Z., 55 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër, i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Vijon puna puna për dokumentimin e plotë të këtyre 2 rasteve, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/a.r

Next Post
‘Sistemit të drejtësisë po i zihej fryma nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar’/ Nikolla: Sot fijet janë këputur, rrëzuam mitin e pandëshkueshmërisë

'Sistemit të drejtësisë po i zihej fryma nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar'/ Nikolla: Sot fijet janë këputur, rrëzuam mitin e pandëshkueshmërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grevë e përgjithshme dhe protesta në mbarë Italinë, studentët bllokojnë shkollat, në Genova digjen goma

Grevë e përgjithshme dhe protesta në mbarë Italinë, studentët bllokojnë shkollat, në Genova digjen goma

October 30, 2026
Xi Jinping thirrje BE-së të bashkëpunojë me Kinën: Pekini i trajton lidhjet me sinqeritet dhe vullnet të mirë

Xi Jinping thirrje BE-së të bashkëpunojë me Kinën: Pekini i trajton lidhjet me sinqeritet dhe vullnet të mirë

October 30, 2026
Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e Metës për botuesit dhe reklamuesit

Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e Metës për botuesit dhe reklamuesit

October 30, 2026
Mbërrijnë në Shqipëri 5 mijë kamera trupi për policët

Mbërrijnë në Shqipëri 5 mijë kamera trupi për policët

October 30, 2026
Identifikohet një nga autorët e grabitjes në “Rrugën e Kombit” në 2021, shpallet në kërkim 36-vjeçari

Identifikohet një nga autorët e grabitjes në “Rrugën e Kombit” në 2021, shpallet në kërkim 36-vjeçari

October 30, 2026
Xi spastron Partinë Komuniste të Kinës, largon 33 zyrtarë të lartë të saj gjatë një mbledhje

Xi spastron Partinë Komuniste të Kinës, largon 33 zyrtarë të lartë të saj gjatë një mbledhje

October 30, 2026
Protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

October 30, 2026
Mbyllet Novaya Gazeta, gazeta e fundit opozitare në Rusi: Na kanë vrarë!

Mbyllet Novaya Gazeta, gazeta e fundit opozitare në Rusi: Na kanë vrarë!

October 30, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 31 Tetor 2026

October 30, 2026
“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In