Një kontroll i befasishëm është bërë në banesat e 7 zyrtarëve të Kadastrës së Durrësit. Ky aksion është bërë me vendim të Gjykatës së Posaçme.
Po ashtu mësohet se kontrolle janë zhvilluar edhe në banesën e ish-regjistruesit të këtij institucioni, Bedri Luku, i cili pasi është shoqëruar në polici është lënë i lirë.
Aksioni është bërë pas një hetimi të SPAK, ndërsa nuk dihet ende nëse janë gjetur sende komprometuese apo të paligjshme në banesat e zyrtarëve.
SPAK ka sekuestruar rreth 190 mije m2 toke ne Gjiri Lalez. Janë lëshuar 5 urdher-arreste dhe jane shoqeruar 4 prej tyre deri me tani.
g.kosovari











