Banorë e fshatrave të malësisë së Tetovës janë shprehur për portalin “Lajm” se situatat në Kumanovë mund të përsëritet në Tetovë.
Ata thonë se në fshatrat e tyre po mbretëron situatë e tensionuar, për shkak se janë stacionuar forca të mëdha policore, si dhe gjatë tërë kohës po fluturojnë helikopterë. Policia ende nuk është prononcuar lidhur me këto informacione.
Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski, nuk konfirmon e as nuk mohon se ka prezencë të shtuar policore në këto fshatra, por apelon te banorët se nuk ka nevojë për panik.