• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia kufitare shpërndan fletëpalosje për turistët në Rinas

by Java News
19/07/2018 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia Kufitare e Rinasit vijon shpërndarjen e fletëpalosjeve të prodhuara enkas për turistët e huaj si dhe për pushuesit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe vijnë për pushime në Shqipëri.

Mijëra fletëpalosje që prej fillimit të muajit Qershor e në vijim janë shpërndarë e po vijojnë të shpërndahen nga efektivat e Policisë Kufitare në Rinas për të gjithë shtetasit e huaj si dhe shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë shtetit por që vijnë për pushime në Shqipëri, fletëpalosje në gjuhën angleze dhe italiane për shtetasit e huaj me gjithë informacionin e detajuar dhe të nevojshëm në rast se ata ndeshen me një problem apo kërkojnë ndihmë.

Drejtoresha e Drejtorisë Vendore  për Kufirin dhe Migracionin Tiranë e pranishme në Rinas, ka theksuar se këtë sezon ka një fluks shumë më të shtuar se vitin e kaluar, ku numri  ditor arrin deri në 13 mijë shtetas, dhe për këtë Policia Kufitare ka marrë një sërë masash:

Drejtore Enkeleda Toska: “Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë prodhuar dhe tashmë po shpërndahen disa fletëpalosje, për të gjithë pushuesit si shqiptarë edhe të huaj, që vijnë në Republikën e Shqipërisë.

Këto fletëpalosje, pasqyrojnë disa nga kriteret dhe elementët thelbësorë të informacionit që duhet të kenë pushuesit apo qytetarët që vizitojnë Shqipërinë, si në aspektin e qarkullimit rrugor, ashtu edhe në aspektin e informacionit se ku duhet të drejtohen shtetasit shqiptarë apo të huaj, dhe në cilat numra telefoni duhet të kenë parasysh, me qëllim që të arrijnë sa më shpejt shërbimin e Policisë së Shtetit.

Këto fletëpalosje janë prodhuar në gjuhë të huaja, në gjuhën angleze dhe gjuhën italiane, me qëllim që të vijmë sa më afër informacionit për shtetasit e huaj, por edhe në gjuhën shqipe, pasi ky informacion është i nevojshëm edhe për shtetasit shqiptarë të cilët jetojnë jashtë shtetit, por që vijnë për pushime për një periudhë më të shkurtër kohe në Shqipëri.

Situata në këtë vit paraqitet e shtuar, lëvizjet në hyrjet e kufirit shqiptar janë shtuar, në raport me vitin e kaluar kemi një numër rreth 200 mijë pasagjerë që janë përpunuar në Aeroportin e Rinasit, më shumë sesa në vitin e kaluar, dhe sigurisht fluksi i turistëve, po ashtu paraqitet i shtuar.

Tashmë janë dyfishuar linjat e charterave që udhëtojnë dhe vijnë në Shqipëri, duke sjellë po ashtu edhe një numër të shtuar të turistëve.

Në një ditë, numri i pasagjerëve që përpunohen në Pikën e Kalimit Kufitar në Rinas, është rreth 13 mijë pasagjerë, që është një numër shumë i shtuar. Ne kemi një pritshmëri që numri në total i pasagjerëve të përpunuar në aeroport do të jetë rreth mbi 3 milion pasagjerë në vit. Për t’ju përgjigjur kësaj situate, Policia Kufitare dhe Migracionit, ka marrë disa masa, kemi shtuar personelin e punonjësve që bëjnë kontrollin dhe regjistrimin e hyrjeve – daljeve e kalimit kufitar, njëkohësisht është përmirësuar me mbështetjen e teknologjisë – informacionit, sistemi me të cilin përpunohen dhe regjistrohen këta pasagjerë, janë përmirësuar edhe pajisjet, kompjuterët, në një farë,  mënyre është marrë çdo masë e mundur, që ne të kemi një përpunim në kohë, me cilësi të gjithë qytetarëve dhe pasagjerëve që hyjnë apo dalin nga territori i Shqipërisë.

Një nga masat e tjera është rritja e bashkëpunimit me institucionet e tjera ligjzbatuese, në Aeroportin e Rinasit, veçanërisht në bashkëpunim me Doganën, me qëllim për kryerjen e operacioneve të përbashkëta, për të parandaluar paligjshmërinë në çfarëdo lloj forme”

Prej muajit Qershor dhe deri sot kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet aeroportit të Rinasit rreth 256 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj (144 350 shtetas  të huaj dhe pjesa tjetër shqiptarë).

Janë kapur 12 persona në kërkim si dhe janë proceduar 60 shtetas të tjerë për falsifikim të dokumenteve.

Policia Kufitare e Rinasit është e angazhuar maksimalisht për t’ju ofruar një shërbim sa më cilësorë qytetarëve si dhe për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë .

Next Post
KUVEND/ Raporti vjetor për vitin 2017, Leskaj: KLSH ka promovuar llogaridhënien!

KUVEND/ Raporti vjetor për vitin 2017, Leskaj: KLSH ka promovuar llogaridhënien!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com