• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia kontrolle në Tiranë/ Në 4 orë vihen në pranga 5 shoferë dhe hiqen 28 patenta

by
17/08/2021 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollin me Radar dhe drager në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë dhe në rrugët e brendshme të kryeqytetit për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit.

Kontrolle të befasishme me radar duke përdorur mbikalimet dhe kordinuar veprimet me patrullat e lëvizshme me qëllim evidentimin, bllokimin dhe ndëshkimin e çdo drejtuesi mjeti që abuzon me rregullat e qarkullimit rrugor në dëm të sigurisë së jetës.

Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri ne 24:00 janë evidentuar nga kontrolli me radar shpejtësi nga 132 km/h deri 156 km/h, në disa raste drejtuesit e mjeteve qarkullonin edhe nën ndikimin e alkoolit deri në masën 0.35 mg/l.

Kombinimi i shpejtësisë me alkoolin në timon, cënojnë rëndë sigurinë e jetës në rrugë. 15 Leje Drejtimi të pezulluara për shpejtësi më shumë se 40 kilometra nga norma e lejuar në rrugën interurbane Tiranë-Durrës.

 

 

Gjithashtu janë ndëshkuar 20 drejtues mjetesh me masë administrative gjobë nga 3.000 deri në 6.000 lekë të rinj për shpejtësi pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Po gjatë kontrolleve shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës duke përdorur alkooltestuesit kanë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 5 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 13 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Si dhe 19 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me masë administrative që varionte nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

/b.h

Next Post
VIDEO: E frikshme! I riu ngjitet në avion edhe pse ai ishte gati për t’u nisur

VIDEO: E frikshme! I riu ngjitet në avion edhe pse ai ishte gati për t'u nisur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In