• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia kontrolle në terren/ Arrestohen 2 persona, hiqen 19 leje drejtimi dhe gjobiten 166 qytetarë

by Java News
06/04/2020 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

2 persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi shkelën masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin po ashtu janë evidentuar 19 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar ne heqeje të patentës dhe bllokim të mjetit.

Janë gjobitur me 10 mijë lekë, 166 shtetas, të cilët u konstatuan duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, ndërkohë janë konstatuar edhe 3 njësi tregtare që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes së aktivitetit.

Njoftimi i plotë:

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 19 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 166 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Ndërkohë, në Tiranë, shtetasit M. K., 44 vjeç dhe D. K., 42 vjeç janë arrestuar në flagrancë nga Policia, për kundërshtim të forcave të Policisë, pasi rreth orës 19:00 të ditës së djeshme janë konstatuar duke lëvizur në këmbë dhe kur punonjësit e Policisë i kanë kërkuar që të identifikoheshin, ata nuk kanë pranuar dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 3 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të aplikojnë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, për një pjesëtar të familjes, për të bërë pazar në qendrat urbane, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Theksojmë faktin se nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, pa marrë leje.

Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre.

Lejohen të qarkullojnë ata shtetas që shkojnë në punë në aktivitetet e lejuara për të vazhduar punën dhe kthehen brenda orës 13:00, si dhe ata punonjës që puna u mbaron në orën 16:00, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

g.kosovari

Next Post
Faktet dhe mitet mbi koronavirusin/ A do ta ulë moti i ngrohtë numrin e infeksioneve?

Mbërrin zyrtarisht pranvera, sa do shkojnë temperaturat në fundjavë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

March 25, 2026
“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

March 25, 2026
Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In