Policia rrugore sërish ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve, që të ndjekin rregullat e qarkullimit. Policia u bën apel të gjithë drejtuesve të ndalojnë së parakaluari në mënyrën e gabuar.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, përmes një fotoje ku shihet një makinë teksa parakalon në mënyrë të gabuar, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve, që të ndjekin rregullat e qarkullimit.
“Policia Rrugore ne te gjitha akset rrugore po monitoron sjelljen e drejtuesve te mjeteve.
Stop parakalimeve te gabuara.
Respektoni sistemet e sinjalizimit dhe shenjat dhe drejtimin e trafikut nga policet rrugore.
Ndalohet parakalimi i mjeteve kolone
Neni 141/10 pozicionimi i mjetit ne karrexhate.”, shkruhet në njoftimin e policisë