Prej dy ditësh policia është vënë në kërkim të autorëve të grabitjes së parave të një banke të nivelit të dytë në Aeroportin e Rinasit. Gjatë kontrollit rastësor në kërkim të rrugëve që mund t’i çonin tek grabitësit e parave, në një banesë janë gjetur 682 rrënjë kanabis.
Në kuadër të operacionit të asgjësimit të drogës policia ka arrestuar Xhemile Calin dhe ka shpallur në kërkim djalin e saj Iliaz Cali.
Mapo/d.i.