• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia jep alarmin: Kujdes nga ky mashtrim në WhatsApp, mund t’ua boshatisë llogarinë tuaj bankare brenda pak sekondave!

by
08/08/2022 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia angleze iu bën thirrje prindërve që të jenë më të kujdesshëm kur marrin mesazhe në WhatsApp nga numra të panjohur. Ky apel vjen në kohën e rritjes së vazhdueshme të raporteve të lidhura me “mashtrimi i mamasë dhe babit në WhatsApp”.

Skema dinake e përdorur nga hajdutët kibernetikë pastron llogaritë bankare të “viktimave” duke u shtirur se janë miq ose anëtarë të familjes. Ata kërkojnë një transfertë bankare për diçka urgjente, si p.sh. një faturë të papaguar, dhe më pas fshihen pasi të jenë dërguar paratë.

Mijëra mashtrime janë raportuar në muajt e fundit dhe policia po inkurajon britanikët të jenë në gatishmëri. Policia anglese shkroi në Twitter: “Në të gjithë vendin ka pasur një rritje të mashtrimit ‘mami dhe babi’.

Asnjëherë mos supozoni ose besoni se një mesazh që kërkon para është i vërtetë. Konfirmojeni duke i telefonuar personit konkret në një numër që ju e dini. Duhet të siguroheni që prindërit tuaj të jenë në dijeni të skemës. Nëse mashtrohen, mund të humbasin mijëra stërlina”.

Ky paralajmërim iu bën jehonë komenteve të një eksperti, i cili diskutoi se si të shmanget ky lloj mashtrimi. Chris Ainsley, kreu i menaxhimit të rrezikut të mashtrimit në Santander, Mbretërinë e Bashkuar, tha se këto mashtrime janë shfaqur në WhatsApp, si dhe në forma të tjera mesazhesh në telefonat celularë.

“Ne pamë një valë të konsiderueshme mesazhesh të rreme në WhatsApp, që pretendonin se vinin nga fëmijët e prindërve të ndryshëm, – tha ai. – Kjo gjë vazhdon ende, është rikthyer sërish në muajin e fundit jo vetëm përmes WhatsApp-it, por edhe me SMS ‘tradicionale’ me tekst.

Dikush, thjesht ju dërgon një mesazh me tekst, ku shkruan: ‘Përshëndetje babi’ ose ‘Përshëndetje mami’. Më pas, ata thjesht përpiqen ta inxhinierojnë personin që t’i dërgojë disa mijëra paund”.

Mashtruesit kibernetikë po provojnë gjithashtu skema më komplekse. Për shembull, ka pasur raste kur mashtruesit përpiqen të manipulojnë njerëzit që fillimisht të transferojnë para në llogaritë që iu përkasin miqve të tjerë dhe anëtarëve të familjes, përpara se ato të inkasohen prej tyre.

Kur paratë kalojnë nëpër llogari të shumta, kjo mund ta bëjë më të vështirë për bankat gjurmimin e parave të gatshme. Mashtruesi fillimisht kontakton dikë me një mesazh “Përshëndetje mami” ose “Përshëndetje babi”, të cilëve iu duket se është nga fëmija i tyre.

Më pas ata përpiqen të bindin marrësin e mesazhit se llogaria e tyre është komprometuar dhe se ata duhet të transferojnë para te një mik ose anëtar i familjes për t’i mbajtur ato të sigurta.

“Viktimës” i jepen detajet e një llogarie që do të kontrollohet nga mashtruesi kibernetik dhe do t’i thuhet t’i kërkojë mikut ose anëtarit të familjes t’i transferojë paratë në llogarinë tjetër.

Pasi paratë të jenë transferuar në llogarinë e re, mashtruesi mund të ndërpresë çdo kontakt dhe “viktima” nuk do të jetë në gjendje të aksesojë fondet e tij. “Sigurisht që është një tregues se sa të shkathët mund të jenë kriminelët virtualë”, – tha Chris.

Ndërsa studentët shkojnë në universitete këtë vjeshtë, prindërit mund të jenë më të rrezikuar nga marrja e kërkesave të rreme për para nga mashtruesit që pretendojnë se janë fëmijët e tyre.

Njerëzit që marrin mesazhe të çuditshme duhet të mbajnë mend këshillat e fushatës “Take Five to Stop Fraud”, e cila i nxit të gjithë të ndalojnë, të marrin kohë për të menduar përpara se të dorëzojnë ndonjë informacion personal ose para.

/e.d
Next Post
Sekuestrimi i 1 ton kanabis në “Gjirin e Arushës”/ Çuçi: Dëshmi domethënëse e forcës goditëse kundër krimit të organizuar

Sekuestrimi i 1 ton kanabis në “Gjirin e Arushës”/ Çuçi: Dëshmi domethënëse e forcës goditëse kundër krimit të organizuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Ish-shefja e SHISH/ Nuk shantazhoi median, por kërcënoi armiqtë e saj

September 25, 2026
Pas protestave, Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet të hënën për të diskutuar kërkesat e këshilltarëve të opozitës

Këshilli Bashkiak fton Veliajn në mbledhje, kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve për pjesëmarrjen

September 25, 2026
Autori me dy armë në duar, ja momenti i ekzekutimit të Artan Myrtajt në Sarandë

Autori me dy armë në duar, ja momenti i ekzekutimit të Artan Myrtajt në Sarandë

September 25, 2026
Ambasada Amerikane në Prishtinë: Presim bashkëpunim me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës!

Ambasada Amerikane në Prishtinë: Presim bashkëpunim me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës!

September 25, 2026
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 36-vjeçari në Elbasan dhe vëllai i tij

Sherr me sende të forta në Elbasan, në pranga 4 persona, mes tyre edhe dy vëllezër!

September 25, 2026
“O hajdut, në burg”- Delina Fico zbulon se çfarë ndodhi mbrëmë në incidentin me protestuesit: Bëra gabim, por kishin 5 minuta që shanin, hapën kamerat vetëm…

“O hajdut, në burg”- Delina Fico zbulon se çfarë ndodhi mbrëmë në incidentin me protestuesit: Bëra gabim, por kishin 5 minuta që shanin, hapën kamerat vetëm…

September 25, 2026
Tragjike në Elbasan, burrë e grua gjenden të vdekur në banesë

Zjarri shkrumbon banesën në Sarandë, çifti i të moshuarve përfundon në spital i asfiksuar, ja si paraqitet gjendja e tyre!

September 25, 2026
Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

Anulohet tenderi 50 milionë euro për Hemodializën në 4 spitale, Spahiu urdhëron ndalimin e procedurës! Shkak gabimet dhe…

September 25, 2026
Zelensky: Një dron rus goditi selinë e shërbimit të sigurisë në Kiev -

Zelensky i bën thirrje BE-së: Na duhen urgjentisht 27 miliardë dollarë, investime për prodhim dronësh e raketash!

September 25, 2026
E paprecedentë në Yzberisht, dy grupe me 23 të mitur përleshen dhunshëm me shkopinj bejsbolli! Policia parandalon tragjedinë dhe i procedon

E paprecedentë në Yzberisht, dy grupe me 23 të mitur përleshen dhunshëm me shkopinj bejsbolli! Policia parandalon tragjedinë dhe i procedon

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com