Shërbimet e Policisë, pas gati 12 orësh kërkime, gjejnë afër një shpelle në Karaburun, një turiste italiane që kishte mbetur aty, pasi e kishte të pamundur lëvizjen për shkak se i kishin mbaruar uji dhe ushqimi.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, menjëherë pas njoftimit nga një shtetas italian, se një shtetase italiane me të cilën ai po eksploronte zonën e Karaburunit, prej 3 ditësh, kishte mbetur afër një shpelle në këtë zonë pasi e kishte të pamundur lëvizjen për shkak të mungesës së ushqimit dhe ujit, kanë shkuar në këtë zonë, bashkë me shërbimet e repartit “Delta”.
Pas gati 12 orësh kërkime, bashkë me disa specialistë të zonave të mbrojtura dhe pjesëtarë të guidave turistike që njihnin zonën, në bazë të orientimit me hartë, nga turisti italian, është bërë e mundur gjetja e shtetases italiane, në afërsi të vendit të quajtur “Qafa e Petrunës”.
Turistja italiane mori ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikur për jetën. Ajo ka falënderuar punonjësit e Policisë që i shkuan në ndihmë./m.j
Si, kishte mbetur pa uje dhe ushqim……ajo nuk kishte rene nga qielli, ishte nisur dhe kishte planifikuar udhetimin; partneri qe lajmeroj edhe ai ishte i papergatirur ????