• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projektligji/ Taksimi i pasurive të paluajtshme, kush ka dy apartamente do të paguajë më shumë. Ja sa…!

by Java News
04/08/2023 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kush ka një banesë në pronësi do të paguajë më shumë taksa. Edhe më shumë para do të nxjerrë nga xhepi cilido që ka dy ose më shumë apartamente në zotërim.

Projektligji që parashikon ndryshimet në skemën e taksimit të pasurive të paluajtshme doli për Konsultim publik.

Konfirmohet se në vitin 2026 taksimi i pronave nuk do të bëhet me çmim reference, por me vlerë tregu. Ky është ndryshimi i parë rrënjësor pasi kjo do të thotë që vlera e pronës do të jetë më e lartë, rrjedhimisht edhe taksa mbi të. Kjo taksë që do të na vilet përmes faturës së ujit.

Ndryshmi i dytë rrënjësor lidhet me skemën e  taksimit të pasurive të paluajtshme. Për apartamentet për banim, taksa është 0.05 për qind. Ajo do të rritet nga 0.1 në 0.2 për qind, në varësi të asaj që do të vendosë Këshilli Bashkiak Vendor.

Me 0.15 deri në 0.25 të vlerës së ndërtesës do të taksohen qendrat tregtare, pronat bujqësore dhe ato industrial.

Ata që nuk i përfundojnë objektet në afat do kenë një taksë shumë më të kripur, plot 30 për qind të vlerës së pronës.

Për ata që zotërojnë një banesë edhe pse ndryshon skema, vlera e taksës mbetet e njëjtë. Me gjithë rritjen pragut të taksimit në 0.1 për qind, gjysma do të zbritet.

Ajo që ndryshon për ta është taksimi me vlerën e tregut dhe jo më me çmim reference, që do të thotë se gjithsesi do të duhet të shpenzojnë ca para më shumë nga sa paguajnë sot.

Për ata që zotërojnë dy banesa, taksa për apartamentin e parë nuk ndryshon ndërsa për të dytin do të rritet në segmentin 0.1 deri në 0.2 për qind, në varësi të bashkisë ku gjendet.

Konkretisht për një individ që zotëron dy apartamente me vlerë 8 milionë lekë secili, pagesa për taksën e banesës së parë mbetet 4 mijë lekë ndërsa për të dytën bëhet 12 mijë lekë.

Ndërkohë sipas relacionit të projektligjit, taksohen me 0.1 deri në 0.3 për qind edhe hapësira e tokës ku gjendet prona për banim, parcelat bujqësore dhe ato pyjore.

Nga skema e taksimit përjashtohen pronat shtetërore, ato fetare, hotelet me 4 dhe 5 yje, banesat me pronar përfitues të ndihmës ekonomike, banesat sociale në pronësinë e pushtetit vendo dhe njësitë e ndërtesave që janë pasuri kulturore.

Next Post
VIDEO/ Blogeri martohet me 10 gra njëherësh: Të gjitha janë shumë të lumtura

VIDEO/ Blogeri martohet me 10 gra njëherësh: Të gjitha janë shumë të lumtura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po ndërtonte pa leje 5-katëshin në Himarë, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim 3 punonjës të IMT-së

EMRAT/ Ndërtimi pa leje i ‘ha kokën’ kupolës së bluve, kryepolici Hita pezullon të gjithë zinxhirin komandues të Komisariatit të Himarës në kohën kur u ngrit objekti

August 10, 2026
Plani i sulmit me eksploziv ndaj gazetarit të RAI-t, arrestohet biznesmeni italian, në kërkim i dyti! Zbulohen skema dhe motivet

Plani i sulmit me eksploziv ndaj gazetarit të RAI-t, arrestohet biznesmeni italian, në kërkim i dyti! Zbulohen skema dhe motivet

August 10, 2026
“I thashë mos ta ngacmonte shoqen, por më shau”- Vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet rrëfimi i Sterjos: E ndoqa me vrap dhe e qëllova! Armën dhe rrobat i futa në…

“I thashë mos ta ngacmonte shoqen, por më shau”- Vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet rrëfimi i Sterjos: E ndoqa me vrap dhe e qëllova! Armën dhe rrobat i futa në…

August 10, 2026
Task-Forca zbulon ndërhyrje e paligjshme në ujësjellësin e Kreshpanit, Policia nis hetimet pas denoncimit!

Task-Forca zbulon ndërhyrje e paligjshme në ujësjellësin e Kreshpanit, Policia nis hetimet pas denoncimit!

August 10, 2026
VIDEO/ “Do duhen ditë për ta vënë në kontroll”- Tjetër zjarr apokaliptik në Spanjë, qindra banorë ikin nën panik! 200 mijë ha të rrethuara nga flakët

VIDEO/ “Do duhen ditë për ta vënë në kontroll”- Tjetër zjarr apokaliptik në Spanjë, qindra banorë ikin nën panik! 200 mijë ha të rrethuara nga flakët

August 10, 2026
Ukraina bombardon me dronë në brendësi të territorit rus, të paktën 13 të vrarë dhe mbi 70 të plagosur!

Ukraina bombardon me dronë në brendësi të territorit rus, të paktën 13 të vrarë dhe mbi 70 të plagosur!

August 10, 2026
Dy shqiptarë dhe italiani rrahin për vdekje nigerianin në qelitë e Burgut të Pratos, ja çfarë zbuloi ekspertiza dhe pistat e dyshuara! (DETAJET)

Dy shqiptarë dhe italiani rrahin për vdekje nigerianin në qelitë e Burgut të Pratos, ja çfarë zbuloi ekspertiza dhe pistat e dyshuara! (DETAJET)

August 10, 2026
Futbollisti i Kombëtares shqiptare bëhet me skuadër të re, rikthehet në Belgjikë! Ja ku do luajë Arbnor Muja këtë sezon

Futbollisti i Kombëtares shqiptare bëhet me skuadër të re, rikthehet në Belgjikë! Ja ku do luajë Arbnor Muja këtë sezon

August 10, 2026
ARRSH sqaron hyrje-daljen në autostradën e re Elbasan-Rrogozhinë: Nyja do të ndërtohet në një fazë të mëtejshme!

ARRSH sqaron hyrje-daljen në autostradën e re Elbasan-Rrogozhinë: Nyja do të ndërtohet në një fazë të mëtejshme!

August 10, 2026
Thriller në Ekuador, 8 trupa të copëtuar me hanxharë gjenden të varrosur në minierë! Me duar të lidhura, dyshohet se i vrau karteli famëkeq

Thriller në Ekuador, 8 trupa të copëtuar me hanxharë gjenden të varrosur në minierë! Me duar të lidhura, dyshohet se i vrau karteli famëkeq

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com