• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alarmi nuk po vlen fare…

by Artur Ajazi
19/11/2024 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Krimi në shkolla duket se nuk ndalet. Brënda 1 muaji kemi disa ngjarje të rënda në shkolla. Duket sikur as mësuesit, as drejtuesit e shkollave, as oficerët e sigurisë, as psikologët, dhe askush nuk po i ndalon të miturit të jenë kaq agresivë. Por pse po ndodh kjo, pse jemi të pamundur të bëjmë “zap” të miturit që mbajnë thika, doreza hekuri, dhe armë madje në brez  ?  Natyrisht, zanafilla nis tek familja, vazhdon tek shoqëria, dhe mbyllet tek shkolla. Asnjë mësues, asnjë drejtor shkolle, asnjë oficer sigurie, asnjë ministër Arsimi, nuk do të donte të ndodhte krimi në shkolla. Por edhe asnjë prej nesh, tek shohim të miturit të zihen, nuk shtyhet të bëjë “arbitrin”, por i lëmë të kacafyten,  theren, dhe të humbin edhe jetën.

Askush nuk i paska parë dy të miturit 14 vjeçarë, tek shahen, kacafyten, dhe pastaj njëri prej tyre të nxjerrë thikën ? Natyrisht i kanë parë, por kanë bërë indiferentin. “Përderisa nuk është fëmija im, kokën hëngshin”- ka thënë dikushi me siguri. Por tek ka parë djaloshin e pafajshëm të këputet dhe të bjerë nga plaga në tokë, pastaj natyrisht na nisur dikush të ulurasë “ndihmë-ndihmë”. “Atë që nuk e bën fjala, natyrisht e bën hazreti”-thonin  pleqtë e moçëm. Dikur në kohën e “diktatorit”, as mendohej që të miturit, adoleshentët, apo dhe të rriturit, të mbanin thika, doreza dhe armë të tjera me vehte. Kishte rregull, disiplinë, por edhe frikë nga polici, mësuesi, drejtori, madje edhe nga pastruesja e shkollës.

Shpesh mësuesit  krahas autoritetit  të tyre, përdornin  asokohe  edhe shkuljen e veshit, apo dhe pëllëmbën, kur ishte e nevojshme. Por kurrë, nuk  vinte prindi  si sot, dhe ti  sulej mësuesit, por i kthehej fëmijës tij. Koha e “diktaturës” iku, dhe na erdhi  demokracia  bashkë me shumë “hynere” të tjera, edhe shthurja në shkolla. Sot  nuk ka “bir nëne”, ti bëjë zap, furisë  së agresivitetit të adoleshentëve në shkolla. Nga ana tjetër familja ka marrë “grushte” të fuqishme, dhe po shkatërrohet.

Të vetmit që e vuajnë shthurrjen e familjes, padyshim janë fëmijët. Në 34 vite, statistikat gjyqsore flasin për 254 mijë divorce në shkallë vendi.  Pothuajse çdo javë, në gjykatat e rretheve ka mesatarisht  12 deri 16  divorce , dhe  që shumica e tyre përfundojnë  në ndarje. Shkaqet  janë të shumta, por duke mos u ndalur në ato, duhet të jemi të shqetësuar për fëmijët e tyre. Kjo  pasi shpesh, fëmijët e prindërve të divorcuar, kthehen në autorë krimesh, përdorues droge, dhe pjestarë bandash.

Demagogjia, morali, seminaret, konferencat, kongreset, nuk janë aspak zgjidhje për të rehabilutuar situatën dramatike në të cilën gjenden sot të miturit dhe adoleshentët. Zgjidhja nuk vjen me dorëheqje ministrash, siç rreken të na e thonë deputetët e opozitës. Madje këta të fundit, vijnë nga ajo parti e telendisur, që e qeverisi  vendin në momentet  më  delikate, 1992-1996, dhe ku shkatërrimi i sistemit arsimor, nisi pikërisht atëhere. Ata që i thonë sot ministres Manastirliu “jep dorëheqjen”, duhet të kërkojnë mes tyre shkaqet e degradimit të sistemit arsimor, kur ata qeverisnin vendin.

Alarmi , duket sikur nuk vlen fare në situatën ku jetojmë. Ministria e Brendshme, veç rritjes së përqëndrimit të policisë në shkolla, duhet me urgjencë të organizojë kontrolle fizike, qoftë edhe 1 herë në javë, për ata që cilësohet si “nxënës problematikë”. Nuk  shkelen të drejtat e njeriut, kur shton kujdesin ndaj të keqes. Boll me demagogji, aforizma, dhe ironi që nuk i shërben jetës së fëmijëve. Koha është tani, nesër do të jetë vonë.

Next Post
Ukraina godet për herë të parë Rusinë me raketa amerikane

Ukraina godet për herë të parë Rusinë me raketa amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com