• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia i largoi protestuesit nga PD-ja/ Reagon Berisha: Jemi ortek, ky është vetëm fillimi

by Java News
08/01/2022 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

sh-kryeministri Sali Berisha pas dhunës në selinë e PD-së dhe ndërhyrjes së policisë deklaroi se ky është vetëm fillimi. E ndërsa e cilësoi Lulzim Bashën “kufomë politike” dhe akuzoi Edi Ramën se e ndihmoi, Berisha tha se protesta është ortek që nuk ndahet deri në largimin e kryetarit aktual të PD-së.

“Qeveria dhe narko-opozita janë e njëjta gjë. Opozita e vërtetë është kjo që shihni ju, vigane në këmbë, që u paraqit në protestë paqësore dhe u përballe me mjetet më të egra të dhunës. Jemi dhe do të mbetemi të pamposhtur në vlerat që ne besojmë dhe mbrojmë.

Nuk kishte njeri dhe nuk ka asnjë problem me asnjë deputet të PD-së. Ky ishte një skenar i përgatitur me kujdes gjatë gjithë këtyre ditëve. Nuk kishte njeri dhe nuk ka asnjë problem me asnjë deputet të PD-së, përveç me pengun e Ramës, që quhet Lul Brava.

Kjo është një lëvizje e pandalshme, një betejë që nuk do të ketë të sosur dhe ju garantoj që kjo që patë sot është vetëm faqja e parë e saj. Këta janë shqiptarët e lirisë. Sot bota pa fytyrën e vërtetë të Lul pengut, u mbrojt me metodat me banditeske dhe egërsinë e narko-banditëve të Ramës.

Shoqëria shqiptare do të çlirohet nga narko-shteti, si forma më e shëmtuar diktaturës. Përdori sot të gjitha mjetet, kreu i meduzës për të shpëtuar Lul Bravën, por është e kotë, Lul Brava është një kufomë politike e pakallur. Jo sot, por ditën kur 44 mijë anëtarë të PD-së votuan për shkarkimin e tij” deklaroi ai.

g.kosovari

Next Post
Reagon drejtori i Policisë: Ndërhymë pas thirrjes së drejtuesve të PD, u rrezikohej jeta. Nuk do ta ruajmë selinë blu

Reagon drejtori i Policisë: Ndërhymë pas thirrjes së drejtuesve të PD, u rrezikohej jeta. Nuk do ta ruajmë selinë blu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com