• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia greke nxjerr ‘zbuluar’ gazetën e Athinës: S’ka deportim apo penalizim për gjyqtaren Irena Gjoka

by A R
05/03/2024 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia greke në Kakavijë ka përgënjeshtruar lajmin e medias greke “in newspaper” e cila akuzon gjytaren Irena Gjoka, e cila po gjykon çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, është arrestuar në Greqi për falsifikim dokumentash.

Policia greke njofton se Gjyqtarja Irena Gjoka nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë masë deportimi ose penalizimi në territorin e Greqisë, dhe këtë e ka konfirmuar në mënyrë manuale, pra me hapjen e regjistrave manualë në Policisë së Greke në Kakavijë.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Greke verifikoi të gjithë sistemin elektronik, në të cilin janë të regjistruar personat me problemet ligjore në vend dhe rezultoi se zonja në fjalë me të gjitha emrat dhe mbiemrat e përmendur në shkrimin e një gazete greke, nuk rezulton të kishte ose të ketë një ndalim të hyrjes në Greqi, – shkruan Top Channel.

Pas kontrolli ka rezultuar se në këto regjistra nuk ndodhen emrat si Irena Shpata apo ish burri i saj, siç media greke shkuran.

Media greke “in newspaper” publikoi një artikull me titull “Gjyqtarja e Beleris, marrëdhënia e saj me Greqinë dhe “borxhi” ndaj Ramës”.

Irena Gjoka është gjyqtarja e cila po gjykon çështjen e kryetarit të Zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri i cili akuzohet për blerje votash pasi u kap në flagrancë duke ofruar para në këmbim të votave.

Në artikull Gjoka akuzohet se është është e njëanshme ndaj Greqisë dhe kryebashkiakut minoritar Belerit.

Akuzat ndaj Gjokaës kanë qenë të shumta në muajt e fundit edhe nga ish-kryeministri Berisha, por në këtë artikull gjyqtarja akuzohet se Irena Shpata siç i referohet media greke, e cila që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshortit të saj aktual (të dytë), ka “llogari të hapura” me Greqinë.

“Irena Gjoka është arrestuar në Greqi për përdorimin e dokumenteve false me të cilat tentonte të tregonte se ishte me origjinë greke. Së bashku me bashkëshortin e saj të parë që mbante mbiemrin Maneku tentuan të hynin në Greqi më 24 dhjetor 2002 nga A.T. Kakavije duke përdorur një vizë konsullore të falsifikuar për sa i përket periudhës së vlefshmërisë.

Për këtë arsye, asaj iu ndalua hyrja në vendet e Shengenit për 12 vjet dhe të dhënat e saj së bashku me gjurmët e gishtërinjve u regjistruan në bazën përkatëse të të dhënave.”

Reagimet dhe akuzat për gjyqtaren Irena Gjoka nga mediat greke janë pasi gjyqtarja është ajo që po gjykon çështjen e Fredi Belerit. Ata e akuzojne edhe se Gjoka është e njëanshme ndaj Greqisë dhe kryebashkiakut minoritar Belerit.

Seanca për Fredi Belerin vazhdon më 5 mars, ku pritet se do të dëshmojë dhe vetë Kryetari i Zgjedhur i Himarës. Avokatët e tij në seancën e fundit thanë se përgjimi për Fredi Belerin kishte nisur para se të hapej një hetim nga prokuroria, për këtë arsye procesi ndaj tij është i paligjshëm dhe i qëllimshëm.

Jo të pakta janë edhe akuzat nga ish-kryeministri Sali Berisha për gjytqaren Gjoka ku disa herë ka bërë kërkesë për përjashtimin e saj nga çështja e tij gjyqësore.

Jo ëm larg se dy ditë më parë, avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka akuzuar sërish gjyqtaren Irena Gjokën, duke thënë se merr urdhra nga kryeministri Edi Rama.

Gjokutaj tha se gjyqtarja ka marrë përsipër të realizojë shumë urdhra politikë, pasi jo më kot ajo  është pjesë e procesit gjyqësore të ish-kryeministrit Berisha, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri si dhe ndaj Fatmir Mediut.

/a.r

Next Post
“Civilët po vuajnë prej muajsh”, Albin Kurti thirrje për armëpushim në Gaza

“Civilët po vuajnë prej muajsh”, Albin Kurti thirrje për armëpushim në Gaza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com