• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Policia gjermane arreston Greta Thunberg, ndodhej në fshatin Lytzerat dhe po…

by A R
17/01/2023 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktivistja për klimën, Greta Thunberg, ishte në mesin e aktivistëve të tjerë të arrestuar gjatë një proteste kundër shkatërrimit të fshatit të qymyrit, Lytzerat, tha policia më 17 janar.

Një zëdhënës i policisë tha se nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me Thunbergun, e cila iu bashkua protestuesve javën e kaluar për të kundërshtuar zgjerimin e minierës, që është në pronësi të gjigantit të energjisë, RWE.

Policia, duke përdorur buldozerë largoi aktivistët nga ndërtesat që gjenden në këtë fshat – në të cilin kanë mbetur vetëm disa pemë dhe një tunel nëntokësor – fundjavën e kaluar, por protestuesit, përfshirë Thunberg, qëndruan duke vazhduar protestën.

Aktivistja Thunberg u arrestua teksa po protestonte pranë minierës së qymyrit Gazveiler 2, që gjendet rreth 9 kilometra nga Lytzerat. Ajo ishte ulur së bashku me një grup protestuesish pranë skajit të minierës.

Fshati është në pronësi të kompanisë së energjisë RWE pasi banorët e braktisën atë. Ai pritet të jetë fshati i fundit që do të shkatërrohet për shkak të zgjerimit të minierës.

Thunberg iu bashkua protestuesve të premten. Reuters raportoi se dëshmitarët kanë thënë se e kanë parë atë në një autobus të madh të policisë, pas arrestimit. Policia kishte paralajmëruar aktivistët se do të përdorte forcën nëse ata nuk do të bashkëpunonin që të identifikoheshin.

“Greta Thunberg ishte pjesë e një grupi aktivistësh që u nis drejt skajit të minierës. Megjithatë, ajo u ndalua dhe u dërgua nga ne, së bashku me këtë grup, në një zonë ku nuk ka rrezik, dhe më pas ky grup u identifikua”, tha policia gjermane për Reuters, duke shtuar se një aktivist u hodh në minierë.

Thuberg u mor nga tre policë që e larguan nga skaji i minierës, ku paraprakisht kishte qëndruar e ulur së bashku me grupin e aktivistëve. Të shtunën, më 14 janar, aktivistja nga Suedia iu adresua protestuesve që marshuan drejt Lytzeratit. Ajo tha se zgjerimi i minierës është “tradhti e gjeneratës së tanishme dhe të ardhshme”.

“Gjermania është një prej ndotëseve më të mëdha në botë dhe duhet të mbahet përgjegjëse”, tha ajo. Organizatorët thanë se në protestë të shtunën morën pjesë 35.000 persona, por Policia tha se afër 15.000 persona morën pjesë në të.

Aktivistët kanë thënë se djegia e qymyrit minon përpjekjet e Gjermanisë për të reduktuar emetimet e gazrave serrë. Gjermania ka premtuar se do të ndalojë së prodhuari energji përmes qymyrit deri në vitin 2030. Linjiti është forma më e ndotur e qymyrit dhe në zonën e Lytzerahit nxirren 25 milionë tonë linjit çdo vit.

/a.r

Next Post
“Zbulimi” i avokatit të njohur: Futja në lojë e Salianjit në shërbim të Metës, janë kushërinj

"Zbulimi" i avokatit të njohur: Futja në lojë e Salianjit në shërbim të Metës, janë kushërinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

April 8, 2026
Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

April 8, 2026
Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

April 8, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC-së: Çfarë do të thotë armëpushimi dyjavor Iran-SHBA, “gjysmë suksesi” me rezultat të pasigurt

April 8, 2026
Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

April 8, 2026
Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

April 8, 2026
Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

April 8, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Ditë e ngrohtë dhe me diell, e mërkura vijon me mot të qëndrueshëm

April 8, 2026
Shpallja e armëpushimit 2-javor, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Shpallja e armëpushimit 2-javor, bien ndjeshëm çmimet e naftës

April 8, 2026
“Rrënjët po ju thërrasin!” Rama publikon videon për Samitin e Diasporës

“Rrënjët po ju thërrasin!” Rama publikon videon për Samitin e Diasporës

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In