Policia finlandeze tha të enjten se ka nisur një hetim paraprak për një seri ndërhyrjesh të dyshuara në shtëpitë e anëtarëve të parlamentit.
Policia e Helsinkit tha në një deklaratë se po bashkëpunonte ngushtë me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe se hetimi ishte në një fazë të hershme.
Kryetari i Parlamentit të Finlandës, Jussi Halla-aho tha se raportet për ndërhyrjet e dyshuara u bënë në zyrën e tij javën e kaluar, por nuk ishte menjëherë e qartë se sa kohë kishin vazhduar incidentet.
Asgjë nuk u vodh ose u thye, por në shtëpi u lanë shenja ndërhyrjeje, tha Halla-aho në një konferencë për shtyp.
“Nuk mund të komentoj saktësisht për numrin e rasteve të dyshuara që i dimë, por në çdo rast numri është i konsiderueshëm”, tha ai.











