• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia e Tiranës bën bilancin e majit: Sekuestrohen 2.7 kg drogë e 17 armë, 46 persona të kapur

by A R
13/06/2026 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka prezantuar bilancin e punës për muajin maj, duke theksuar se janë evidentuar 1436 raste penale, prej të cilave janë zbuluar 1331, me një shkallë zbulueshmërie prej 92.6%. Në total janë identifikuar 1376 autorë të dyshuar, ku 247 janë arrestuar, 1055 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 60 janë shpallur në kërkim.

Gjatë kësaj periudhe janë finalizuar 58 operacione policore në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, lojërave të fatit, call-centerave, prostitucionit dhe krimeve ndaj personit e pronës.

Ndër më kryesorët përmenden: Operacioni “Zonat”, ku u sekuestruan mbi 2.7 kg kokainë e heroinë; Operacioni “Rrjeti”, me sekuestrimin e 17 armëve zjarri, municioneve dhe granatave; Operacioni “Wrong Transaction”, ku 11 punonjës banke akuzohen për përvetësim të mbi 300 mijë eurove dhe 92 mijë dollarëve; Operacioni “Falsifikatorët”, ku u zbuluan dy baza falsifikimi dokumentesh dhe u arrestuan 4 persona.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 168 raste, ndërsa për krimet mjedisore janë goditur 123 raste. Po ashtu, janë sekuestruar 3000 fara kanabisi dhe janë asgjësuar mbi 1400 bimë narkotike.

Policia raportoi se gjatë majit dhe dy javëve të para të qershorit janë trajtuar 2156 konflikte, mes tyre 90 raste dhune në familje. Gjithashtu, u dokumentuan me prova ligjore 5 ngjarje të rënda kriminale, përfshirë vrasjen e një 17-vjeçari dhe rrëmbimin e një 34-vjeçari.

Në fushën e qarkullimit rrugor, Policia e Tiranës evidentoi 6214 shkelje, ndërsa ndodhën 53 aksidente, me 3 viktima.

Nga ana tjetër, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit raportoi se vetëm në maj, në Aeroportin “Nënë Tereza” u përpunuan 1.234.500 shtetas dhe 7480 avionë, me një fluks rekord prej 47.358 udhëtarësh në 24 orë. Janë evidentuar 34 vepra penale, kryesisht kontrabandë, mosdeklarim të hollash dhe falsifikim dokumentesh, ndërsa janë kapur 38 persona në kërkim, mes tyre 8 me urdhër ndërkombëtar.

Autoritetet theksuan se sfidat kryesore mbeten siguria rrugore, konfliktet mes qytetarëve, dhuna në familje dhe kultivimi i bimëve narkotike.

Deklarata e plotë:

Në zbatim të mënyrës së re të komunikimit, një mënyrë më e përgjegjshme dhe më e strukturuar, duke siguruar një komunikim më transparent, më të drejtpërdrejtë dhe më të shpeshtë me mediat dhe qytetarët, jam sot këtu së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, me qëllim që të informojmë publikun mbi rezultatet e punës sonë, masat që kemi ndërmarrë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe sfidat me të cilat përballemi në përmbushjen e misionit tonë.

Prioritetet kryesore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kryesisht gjatë muajit maj, por edhe dy javëve të para të këtij muaji, kanë qenë garantimi i rendit dhe sigurisë publike, siguria në shkolla, siguria rrugore, lufta kundër shpërndarjes dhe trafikimit të narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, kapja e personave në kërkim, evidentimi dhe goditja e krimeve mjedisore, parandalimi dhe goditja e kultivimit të bimëve narkotike në terrene të hapura dhe në ambiente të mbyllura me anë të llambave, trajtimi në kohë dhe me profesionalizëm i shqetësimeve të qytetarëve, i rasteve të dhunës në familje, reagimi i shpejtë, profesional dhe i paanshëm ndaj çdo ngjarjeje që cenon rendin dhe sigurinë publike, si dhe garantimi i rendit dhe sigurisë përgjatë aktiviteteve kulturore, sportive dhe tubimeve.

Synimi ynë ka qenë dhe mbetet ofrimi i një shërbimi dinjitoz për qytetarët, përmes performancës, komunikimit dhe përgjegjshmërisë institucionale.

Gjithashtu, dua të theksoj se në përmbushje të detyrave tona, një rol të rëndësishëm kanë marrëdhëniet me Prokurorinë e Tiranës në drejtim të bashkëpunimit, koordinimit dhe drejtimit të veprimeve hetimore dhe operacionale, si dhe me qytetarët, të cilët me denoncimet e tyre kanë ndikuar në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë muajit maj janë evidentuar 1436 raste të veprave penale të ndryshme, prej të cilave janë zbuluar 1331, ose 92.6%.

Për këto vepra penale janë identifikuar 1376 autorë të dyshuar, nga të cilët 247 janë vënë në pranga (arrestuar ose ndaluar), 1055 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 60 janë shpallur në kërkim.

Gjatë kësaj periudhe janë finalizuar 58 operacione policore për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, goditjes së lojërave të fatit, call-centerave, prostitucionit, krimeve ndaj personit dhe pronës etj.

Ndër operacionet më të rëndësishme mund të përmendim 4 fazat e operacionit “Zonat”, për goditjen e shpërndarjes së drogave në afërsi të shkollave dhe në zona të ndryshme të Tiranës. Gjatë këtyre fazave dhe disa goditjeve të rasteve të tjera në këtë fushë janë sekuestruar mbi 2.7 kilogramë kokainë dhe heroinë, shuma të konsiderueshme parash, si dhe sende e prova të tjera që lidhen me veprimtari kriminale.

Operacionin “Rrjeti” dhe disa goditje të tjera, ku janë sekuestruar 17 armë zjarri dhe municion luftarak, 6 granata defensive dhe rreth 1 kilogram lëndë plasëse.

Operacionin “Hold On”, për zbulimin dhe goditjen e një ambienti të përshtatur si call-center.

Operacionin “Wrong Transaction”, në kuadër të të cilit u ekzekutuan 11 masa sigurie ndaj 11 punonjësve të një banke të nivelit të dytë, të cilët dyshohet se, përmes falsifikimeve dhe ndërhyrjeve kompjuterike, kanë përvetësuar 309.740 euro dhe 92.000 dollarë nga dy klientë.

Janë kapur gjatë operacioneve, por edhe punës së përditshme, 46 persona të shpallur në kërkim kombëtar dhe 6 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kryesisht për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, krimeve kundër pronës dhe personit, si dhe trafiqeve të paligjshme.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 205 raste dhe janë zbardhur 169 prej tyre ose 82%. Për këto raste janë evidentuar 196 autorë, nga të cilët janë vënë në pranga 57, janë proceduar penalisht 101 dhe 38 janë shpallur në kërkim.

Janë zhvilluar dhe finalizuar 8 operacione për goditjen e lojërave të fatit, ku janë arrestuar e proceduar 26 autorë dhe janë sekuestruar makineta dhe kompjuterë për zhvillimin e lojërave të fatit, tavolina pokeri dhe shuma parash.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, gjatë muajit maj 2026 ka finalizuar një operacion të rëndësishëm të koduar “Falsifikatorët”, ku u zbuluan dy baza të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme si patenta, karta identiteti dhe pasaporta biometrike dhe u vunë në pranga 4 shtetas. Falsifikimet e dokumenteve varionin nga 80 mijë lekë të vjetra deri në 1 milion e 800 mijë lekë për pasaporta biometrike, të cilat porositeshin nga qytetarë nga Kosova për t’u përdorur në vendet e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, në fushën e krimit ekonomik e financiar janë evidentuar 168 raste me 197 autorë, nga të cilët 36 janë arrestuar, 151 janë proceduar dhe 10 janë shpallur në kërkim.

Në drejtim të goditjes së prostitucionit janë finalizuar dy operacione të koduara “Flats” dhe “Foleja”, ku janë arrestuar 5 shtetase të huaja.

Janë zhvilluar 6 faza të operacionit të koduar “Stolen Line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, ku janë sekuestruar 6 automjete me vlerë nga 50.000 deri në 500.000 euro. Për këto raste janë proceduar 6 shtetas.

Janë evidentuar dhe goditur 3 raste të mashtrimit për të përfituar shuma parash, duke u prezantuar si zyrtarë apo të afërm të personave që mashtroheshin, për t’u marrë shuma të konsiderueshme në euro.

Për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore janë goditur 123 raste, janë evidentuar 143 autorë, nga të cilët 10 janë arrestuar, 127 janë proceduar dhe 6 janë shpallur në kërkim.

Në kuadër të parandalimit dhe goditjes së kultivimit të bimëve narkotike janë sekuestruar 3.000 fara kanabisi, si dhe janë asgjësuar 1415 bimë dhe fidanë të dyshuar kanabisi.

Gjatë muajit maj dhe dy javëve të para të muajit qershor janë trajtuar në total 2156 konflikte, nga të cilat 90 konflikte në familje, ndërsa 2066 për motive të ndryshme. Për të gjitha këto raste janë kryer veprimet procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë, duke parandaluar përshkallëzimin e tyre.

Dua të theksoj se, falë reagimit në kohë, punës profesionale dhe hetimore të kryer nga strukturat hetimore të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, u dokumentuan me prova ligjore në kohë të shpejtë 5 ngjarje të rënda kriminale, konkretisht vrasja me armë zjarri e 17-vjeçarit, vrasja në Kamëz në rrugën “Dervish Luzha” e 27-vjeçarit, rrëmbimi i 34-vjeçarit, plagosja e punonjësit të Policisë, si dhe zbardhja e vjedhjes me armë të argjendarisë në Kamëz.

Gjithashtu, nuk mund të lë pa përmendur dhe dua t’i falënderoj edhe publikisht punonjësit e Policisë për reagimin e shpejtë e profesional ditën e djeshme, ku u kap në kohë reale autori, i cili, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, por plastike, tentoi të vidhte në një subjekt për transferta parash në Shkozë.

Në funksion të mënyrës së re të monitorimit të qarkullimit rrugor, në rrugët interurbane shërbimet e Policisë kanë minimizuar kontaktet me drejtuesit e automjeteve dhe mjeteve motorike, ndërsa evidentimi i shkeljeve arrihet nëpërmjet monitorimit me mjete inteligjente. Ndërsa në qendrat urbane është intensifikuar monitorimi, duke qëndruar fort në drejtim të shpejtësisë, parakalimeve të gabuara, mosdhënies përparësi këmbësorëve, parkimeve dyshe e treshe, në trotuare, duke penguar lëvizjen e lirë të automjeteve, këmbësorëve dhe, më keq akoma, të automjeteve të emergjencës, të cilat duhet të mbërrijnë në kohë reale aty ku nevojiten.

Tirana pothuajse është përherë në rritje të fluksit të automjeteve dhe për këtë Policia Rrugore në akset me më shumë ngarkesë ndërhyn për të lehtësuar lëvizjen.

Gjatë kësaj periudhe Policia Rrugore e Tiranës ka evidentuar 6.214 raste shkeljesh që cenojnë sigurinë rrugore, ose 1895 raste më shumë krahasuar me muajin e kaluar.

Pavarësisht punës voluminoze, analizave të riskut dhe intensifikimit të monitorimeve, kanë ndodhur 53 aksidente rrugore, nga të cilat fatkeqësisht 3 me pasojë humbjen e jetës së 3 shtetasve.

Por, krahas rezultateve, problematikat kryesore gjatë kësaj periudhe kanë qenë siguria rrugore, konfliktet ndërmjet shtetasve për motive të ndryshme, rastet e dhunës në familje, si dhe kultivimi i bimëve narkotike në zona të ndryshme të qarkut.

Për adresimin e këtyre problematikave, shërbimet e Policisë kanë shtuar monitorimin, kontrollet dhe praninë në terren, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje.

Së fundi, vijon të mbetet sfidë lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike. Për këtë arsye, kontrollet në terren, monitorimi me dronë dhe veprimet hetimore janë intensifikuar në të gjithë territorin e qarkut.

Në përfundim, në emër të të gjitha strukturave të Policisë së Tiranës, dua të siguroj qytetarët se mbetemi maksimalisht të angazhuar për parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, si dhe për garantimin e rendit, sigurisë dhe qetësisë publike.

Njëkohësisht, sigurojmë qytetarët, pushuesit dhe turistët se Policia Kufitare, Policia Kriminale, Policia Rrugore, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Patrullat e Përgjithshme vijojnë të jenë 24 orë në 24 në terren, për të garantuar sigurinë në çdo zonë të qarkut dhe për të reaguar me shpejtësi ndaj çdo situate që kërkon ndërhyrjen tonë.

Një apel të veçantë dua t’u drejtoj qytetarëve, operatorëve turistikë dhe çdo subjekti që ushtron aktivitet gjatë sezonit veror, që të respektojnë ligjin dhe standardet e sigurisë, pasi çdo shkelje që cenon jetën, shëndetin apo sigurinë e qytetarëve do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe në përputhje me ligjin.

Po ashtu, ftoj qytetarët dhe median të vijojnë bashkëpunimin me Policinë e Shtetit, duke denoncuar çdo rast paligjshmërie apo situatë që cenon sigurinë publike. Ju garantoj se çdo informacion, denoncim apo telefonatë do të trajtohet menjëherë me profesionalizëm, përgjegjshmëri dhe seriozitet, në funksion të sigurisë së qytetarëve dhe interesit publik.

Ju falënderoj për vëmendjen!

Dhe tani i kaloj fjalën Drejtorit për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, për paraqitjen e rezultateve të punës së strukturave të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë.

Faleminderit Drejtor

Të nderuar përfaqësues të medias, të nderuar qytetarë,

Ashtu siç e theksoi edhe kolegu im, muaji maj ka shënuar zyrtarisht nisjen e një prej sfidave tona më të mëdha për këtë vit: menaxhimin e fluksit të jashtëzakonshëm të udhëtarëve dhe turistëve që zgjedhin Shqipërinë përmes portës kryesore të vendit, Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Për Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, muaji maj 2026 ka qenë një periudhë intensive, ku suksesi është matur me dy komponentë kryesorë: lehtësimin e lëvizjes (shërbim i shpejtë e dinjitoz) dhe goditja e paligjshmërisë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë kanë rritur ndjeshëm kapacitetet operacionale dhe gatishmërinë e shërbimeve në të gjitha drejtimet e veprimtarisë policore kufitare, gjithashtu, po përfundon instalimi i sistemeve dhe pajisjeve të reja teknologjike, të cilat do të rrisin shpejtësinë e përpunimit të shtetasve duke garantuar njëkohësisht standardet më të larta të sigurisë kufitare, ku theksojm se aktualisht në Pikë e kalimit Kufitar Aerporti Rinas janë funksionale 37 sportele dhe E-gate për përpunimin e pasagjerëve .

Më lejoni t’ju njoh me disa nga rezultatet dhe masat kryesore për këtë periudhë:

Gjatë muajit maj 2026, në pikën e kalimit kufitar Aerporti Rinas janë përpunuar 1.234.500 shtetas dhe 7.480 avion .

Fluksi maksimal i regjistruar brenda 24 orëve ka arritur në 47.358 shtetas dhe 270 avion, tregues që konfirmojnë rritjen e ndjeshme të lëvizjeve ndërkufitare ne kete fillim sezonit turistik.
Si rezultat i kontrolleve dhe veprimtarisë policore të ushtruar gjatë muajit maj 2026, janë evidentuar dhe referuar materialet në Prokurori, për 34 vepra penale me 36 autor me fuqi zbuluese 100 %, konkretisht:
KRIME NË FUSHËN E DOGANAVE
“Kontrabanda me mallra tjera” parashikuar nga neni 174 të Kodit Penal, jane evidentuar 5 vepra penale, zbuluar 5, me 5 autor, 5 autor jane proceduar penalisht ne gjendje te lire. (Sekuestruar mallra te dyshuara kontrabande (bizhuteri dhe veshje).
”Mos deklarimi ne kufi i te hollave e sendeve me vlere” parashikuar nga neni 179/a i K.Penal, jane evidentuar 7 vepra penale, zbuluar 7, me 8 autorë, 8 autorë jane proceduar penalisht ne gjendje te lire. Sekuestruar nje sasi prej 59.060 euro, 48.700 paund, 20.260 USD dhe 10.000 lek te rinje.
Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180/a i Kodit Penal, jane evidentuar 2 vepra penale, 2 të zbuluara me 2 autor dhe 2 autor jane proceduar penalisht në gjendje të lire.
KRIME KUNDËR KUFIJEVE SHTETËROR:
“Fallsifikim i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”,parashikuar nga neni 189 te K.Penal jane evidentuar 5 vepra penale, 5 te zbuluara me 5 autor, ku 2 autore jane arrestuar ne flagrance dhe 3 autore jane proceduar penalisht ne gjendje te lire, (jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale 3 pasaporta dhe 4 karte identiteti, dokumenta këto të dyshuara si të fallsifikuara)
“Kalimi i paligjshem i kufirit” parashikuar nga neni 297 i K.P., jane evidentuar 10 vepra penale, 10 te zbuluara me 10 autore, dhe 10 autore jane proceduar penalisht në gjendje te lire .

VEPRA PENALE TË TJERA:
“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak”parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal, eshte evidentuar 1 veper penale, 1 e zbuluar me 1 autor, ku 1 autor eshte proceduar penalisht ne gjendje te lire. (Sekuestruar 3 fisheke ) .
“Kundërshtimi i punonjësit që kryen detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 235 dhe 274 të Kodit Penal, jane evidentuar 3 vepra penale, 3 te zbuluara me 3 autor, ku 3 autor jane proceduar penalisht ne gjendje te lire.
‘’Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i K.Penal, eshte evidentuar 1 veper penale, 1 e zbuluar me 2 autor, ku 2 autor jane proceduar penalisht ne gjendje te lire.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe një fokus shumë i rëndësishëm i strukturave të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë kanë qenë shtetasit e huaj të cilet kanë aplikuar për tu paisur me leje qëndrimi dhe leje unike, ku vlen për tu theksuar se gjatë muajit maj 2026 janë regjistruar 1716 aplikime online për leje qëndrimi/unike nëpërmjet sistemit e-Albania, me nje rritje prej 23 % me shume se muaji maj i vitit 2025, në këtë drejtim fal ndryshime në VKM 858 si dhe udhezim Nr 95 datë 06.05.2026 të Ministrit të Punëve të Brendëshme “Për procedurat e lëshimit , e refuzimit të leshimit , e ripërteritjes apo anullimit të lejes së qëndrimit dhe lejes unike për të huajt”, ndryshimeve dhe përmresimit të sitemit e-albania koha e përpunimit dhe e miratimit të një leje qëndrimi/unike për shtetasit e huaj është ulur ndjeshëm , vlen për tu theksuar se shtetasi i huaj pajiset me lejen provizore brenda 24 oreve pasi ka hyre në territorin e RSh.

Në fushën e migracionit të parregullt janë trajtuar 36 raste, ku janë përfshirë 36 shtetas të huaj të konstatuar të parregullt në territor të cilët në perfundim të procedura bazuar në ligjin 79/2021 “Për të hujat” janë trajtuar me ;

  • urdhër largimi vullnetar 15 shtetas,
  • urdhër debimi 10 shetas
  • urdhër ndalimi në Qëndrën për të huajt Karreç 11 shtetas.

Persona në kërkim.
Gjate muajit MAJ 2026 jane kapur 38 (tridhjete e tete) persona ne kerkim/njoftim në kufi, prej te cileve 30 (tridhjete) shtetas ne kerkim Kombetar dhe 8 (tete) shtetas ne kerkim Nderkombetar ( ku 6 shtetas jane arrestuar me qellim ekstradimi).

Masat administrative.
Me rritje e fluksit të lëvizjes nga ana e strukturave të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë është shtuar edhe vëmendja për evidentimin e shkeljeve administrative të ligjit “Per kontrollin dhe mbykqyrjen e kufirit shteteror” si dhe ligjit “Për të Huajt” ku gjatë këtij muaj jane konstatura 115 rast të shkeljeve administrative të cilat janë trajtuar me masa administrative (kryesisht të tejkaluar afatin e qëndrimit në territorin e R.SH).

Në përfundim në emër të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë dëshirojë të sigurojmë qytetarët se puna jonë do të vazhdojë me profesionalizëm, transparencë dhe përkushtim për të garantuar një kufi të sigurt dhe të kontrolluar sipas standarteve eurpiane.

Next Post
“Mozaik zemërimesh”, Haxhiu për protestuesit: Po vrasin frikën, por fjalimet e tyre për të ardhur keq

Kur Trumpi zbriti në Zvërnec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafikonin bizhuteri të vjedhura jashtë shtetit, 1 në pranga dhe 7 argjendari nën hetim. Sekuestrohen 15 kg ar e 612 ora luksoze

Trafikonin bizhuteri të vjedhura jashtë shtetit, 1 në pranga dhe 7 argjendari nën hetim. Sekuestrohen 15 kg ar e 612 ora luksoze

June 13, 2026
185 sulme në 12 orë! Rusia raporton goditje masive me dronë ukrainas

185 sulme në 12 orë! Rusia raporton goditje masive me dronë ukrainas

June 13, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Në bulevard ndalohen të tjerët dhe qentë

June 13, 2026
11 grabitje në pak ditë ‘tronditin’ Lezhën, zbulohet dyshja që hapte dyqanet natën

11 grabitje në pak ditë ‘tronditin’ Lezhën, zbulohet dyshja që hapte dyqanet natën

June 13, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Ata që përpiqen të manipulojnë, janë më mjeranët!

June 13, 2026
Rama kundër SPAK-ut, Berisha është vetëm një grusht kripë më shumë në det

Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

June 13, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 14 Qershor 2026

June 13, 2026
“Mozaik zemërimesh”, Haxhiu për protestuesit: Po vrasin frikën, por fjalimet e tyre për të ardhur keq

Kur Trumpi zbriti në Zvërnec

June 13, 2026
Policia e Tiranës bën bilancin e majit: Sekuestrohen 2.7 kg drogë e 17 armë, 46 persona të kapur

Policia e Tiranës bën bilancin e majit: Sekuestrohen 2.7 kg drogë e 17 armë, 46 persona të kapur

June 13, 2026
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimet! Nafta shkon 201 lekë/litri, benzina 187 lekë

Ulen çmimet e karburanteve, Bordi vendos tavanet e reja për naftën dhe benzinën

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In