• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia e Kosovës, për pak ditë, e shpëtoi shtetin dhe Albinin

by Baton Haxhiu
26/09/2023 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

Armenët refuzuan të nënshkruanin një marrëveshje paqeje me Azerbajxhanin dhe sot janë 120 mijë syresh në Nagorno-Karabakh, të cilët po kthehen në refugjatë për vendin amë.

Të mbështetur kryesisht nga Rusia ndërkombëtarisht, armenët panë një inkursion 24-orësh të Baku-t në Karabakh, ku enklava u kap në 60 pika kyçe ushtarake dhe u dorëzua.

Lidhjet me Rusinë u provuan jo të efektshme për Yerevan-in, i cili një të ashtuquajtur themelim “asociacioni” armen në territor azer, e la thjesht në ide.

Eksodi armen ka nisur dhe 13 mijë janë rikthyer në territorin e atdheut.

Ky është një çast i ri gjeopolitik, i pamëshirshëm për ata, të cilët nuk e kuptojnë rëndësinë e fuqive të mëdha.

Çfarë duhet të mësojë Kosova nga kjo?

Sulmi terrorist i së dielës kundër Policisë së Kosovës ka shkaktuar polemika të mëdha në rrafsh vendor dhe ndërkombëtar.

Sa i përket debatit të brendshëm, vëmendja kryesisht është përqendruar në nivelin e hatashëm të profesionalizmit të dëshmuar nga njësitë e specializuara të Kosovës dhe qëllimet e mundshme të përdorimit të sasisë së stërmadhe të arsenalit ushtarak lënë prapa prej grupeve të organizuara terroriste kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Humbja e jetës së policit, Afrim Bunjaku, tashmë hero i Kosovës, me plotë domethënien e fjalës, zgjoi ndjenjat e përbashkëta për rëndësinë e besnikërisë ndaj shtetit të Kosovës (e cila fatkeqësisht është luhatur thellësisht pas pavarësisë edhe për shkak të investimit ideologjik të VV-së) dhe solidaritetit shoqëror në rrethana të një polarizimi të skajshëm politik.

Sa i përket debatit ndërkombëtar, ndërkaq, gjërat duken pak më të përziera.

Derisa ekziston qartë një konsensus në dënimin e pakompromis të strukturave terroriste që sulmuan Policinë e Kosovës, ende nuk është thënë në mënyrë të prerë se fajtore për sulmet e djeshme në Veri është Serbia me në krye Aleksandër Vuçiç.

Prej kohësh përflitet për financim të strukturave paralele me qëllime destabilizuese në Kosovë nga ana e Serbisë, por kësaj radhe duket se janë hapur të gjitha letrat edhe në nivelet më të larta të Kancelarive perëndimore.

Derisa debati për dimensionin e sigurisë së brendshme në Kosovë është duke vazhduar, ashtu edhe sikundër debati për epilogun e hetimeve se kush qëndron prapa grupit të strukturuar terrorist, është tepër e rëndësishme të theksojmë se ngjarjet e djeshme në Veri do të kenë pasoja të jashtëzakonshme për perspektivën afatmesme të Kosovës.

Nëse gjërat do të shkojnë për mirë ose për keq, kjo varet kryesisht nga sjellja e Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit në ditët në vijim.

Në radhë të parë, duhet pasur parasysh se kjo ngjarje ka rritur në një mënyrë të jashtëzakonshme mbështetjen popullore ndaj Albin Kurtit.

Pas sanksioneve ndërkombëtare për sjelljet e tij të njëanshme, Kurti po ashtu ka fituar për herë të parë një avantazh politik ndërkombëtar. Pavarësisht masave ndaj Qeverisë së tij, ai tashmë duket jo vetëm pjesë e zgjidhjes politike, por edhe një faktor demokratik brenda një loje tejet të ndërlikuar, të panjohurat e së cilës kushtojnë me jetë njerëzish dhe me efekte zinxhir në stabilitetin rajonal.

Nëse Albin Kurti do ta shfrytëzojë këtë ngritje të shpejtë në funksion të veprimeve të mëtejme të njëanshme në Veri, atëherë kriza e radhës do të jete me shumë gjasë më shumë e natyrës politike, se sa e asaj të sigurisë. Edhe atë jo me Serbinë: këto zhvillime vetëm do të shtojnë trysninë ndërkombëtare për të vazhduar më tej me zbatimin e asociacionit si shtylla themelore e planit franko-gjerman.

Derisa Serbia do të bëjë përpjekje të pakursyer që ta zgjerojë fushën e kompetencave të asociacionit pas kësaj situate, Albin Kurti mbase do të duhej të vazhdojë me një formulë kreative sa i përket asociacionit në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar.

Në këto rrethana, epilogu i krizës së djeshme do të jetë zgjidhja nëpërmjet një marrëveshje më të gjerë politike dhe përfshirja më e thellë e faktorit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së në aspektin politik dhe KFOR-it në aspektin e sigurisë.

Nëse Kurti do të vazhdojë me politikën e veprimeve të njëanshme, atëherë ngritja e tij e menjëhershme në politikën e brendshme dhe mundësia e tij e artë në nivel ndërkombëtar do të shuhet brenda pak ditësh.

Në radhë të dytë, nuk është ende e qartë se cila do të jetë politika e Vuçiçit.

Në konferencën e tij për media, ai përsëriti qëndrimin e tij se Serbia nuk do ta njohë asnjëherë Kosovën, por ai dëshiron dialog dhe jo luftë me Kosovën.

Në këtë kuptim, pavarësisht ngjarjeve të ditës së djeshme, Aleksandër Vuçiç me fjalë të tjera paralajmëroi se është i gatshëm për të vazhduar bisedimet e mëtejme për zbatim të planit franko-gjerman.

Ajo që dihet me siguri të plotë është se kërkesa e Kurtit për të dërguar një letër për heqjen e përdorimit të Rezolutës 1244 në OKB nuk do të pranohet nga ana e Serbisë.

Çfarëdo zbatimi i planit franko-gjerman varet drejtpërdrejtë nga shmangia e çështjes së Kosovës nga tryeza e OKB-së.

Nëse Kurti do të pranojë një marrëveshje me këtë kusht, atëherë Kosova do të jetë e humbur për shume dekada.

Nëse Kurti nuk e pranon këtë kusht, ekziston rreziku se trysnia do të rikthehet prapë te Kosova për të themeluar sa me parë dhe për të zgjeruar sa me shumë fushën e kompetencave të asociacionit të komunave me shumice serbe. Nëse Vuçiç, ndërkaq, do të marrë veprimin për tërheqjen e njëanshme nga plani-franko gjerman, gjë që ka shumë pak mundësi të ndodhë, atëherë Kosova do të rikthejë epërsinë ndërkombëtare ndaj Serbisë edhe njëherë.

Në fund, nëse palët do të zgjedhin rrugën e konfrontimit dhe trajtimit të çështjes së veriut si temë të sigurisë, atëherë do të humbasin edhe Kurti edhe Vuçiç, edhe Kosova edhe Serbia.

Në fakt, derisa veprimet e Kosovës në atë pjesë së territorit mund të krijojnë përshtypjen e shtrirjes së mëtejme të sovranitetit, ekziston rreziku evident se KFOR-i do të rimarrë në kontroll atë pjesë të vendit.

Në këtë kuptim, veriu mund të përfundojë me një status të veçantë politik, juridik dhe të sigurisë, me ç’rast ai mbetet nominalisht, por jo domosdoshmërish funksionalisht, nën sovranitetin efektiv të Kosovës.

Me fjalë të tjera, rritja e emocioneve të përziera nga fitorja kundër terroristeve dhe nga humbja e një jete të çmuar nuk bën të shndërrohet në një ndjenjë triumfalizmi kombëtar apo qasje politike përjashtuese në një moment kaq delikat.

Në të vërtetë, fituesi i vërtetë i këtyre ngjarjeve do të shihet ditëve në vijim dhe kjo varet krejtësisht nga pozicionimi strategjik në raport me kërkesat e SHBA-ve, BE-së dhe aleateve të tjerë.

Next Post
Ministeriali euro-ballkanik, Rama: 6 mijë biznese në rajon kanë përfituar nga aktiviteti i përbashkët ekonomik

Ministeriali euro-ballkanik, Rama: 6 mijë biznese në rajon kanë përfituar nga aktiviteti i përbashkët ekonomik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi nga minat detare! Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët

Alarmi nga minat detare! Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët

August 2, 2026
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, makina bëhet copash, një i lënduar

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, makina bëhet copash, një i lënduar

August 2, 2026
E vrau dhe e fshehu trupin në një valixhe/ Në pranga autori në Greqi, 26-vjeçari pranon krimin ndaj 38-vjeçares skoceze

E vrau dhe e fshehu trupin në një valixhe/ Në pranga autori në Greqi, 26-vjeçari pranon krimin ndaj 38-vjeçares skoceze

August 2, 2026
12-vjeçari kapet duke drejtuar një Jet Ski në Dhërmi, Policia gjobit me 10 mijë lekë pronarin dhe bllokon mjetin lundrues

12-vjeçari kapet duke drejtuar një Jet Ski në Dhërmi, Policia gjobit me 10 mijë lekë pronarin dhe bllokon mjetin lundrues

August 2, 2026
Bashkimi i Dimalit me Beratin, kryebashkiakja socialiste kundër partisë: Vendimi, jo transparent

Bashkimi i Dimalit me Beratin, kryebashkiakja socialiste kundër partisë: Vendimi, jo transparent

August 2, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë, por Serbia nderon Brigadën e 37-të

Akuzohet për krime lufte në Kosovë, por Serbia nderon Brigadën e 37-të

August 2, 2026
Përplasen 2 helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Përplasen 2 helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

August 2, 2026
Lëkundje toke në Elbasan, tërmeti regjistrohet pranë qytetit. Ja sa ishte magnituda

Lëkundje toke në Elbasan, tërmeti regjistrohet pranë qytetit. Ja sa ishte magnituda

August 2, 2026
Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit, niset drejt Tiranës për autopsi

Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit, niset drejt Tiranës për autopsi

August 2, 2026
Dy orë në këmbë për të shuar flakët, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin në malin e Vinës, Gramsh

Dy orë në këmbë për të shuar flakët, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin në malin e Vinës, Gramsh

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com