• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Policia e Elbasanit: Ja pse reaguam ndaj tifozëve të Partizanit

by Java News
31/10/2016 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia shqiptare ka reaguar në lidhje me incidentit e shkaktuar në ndeshjen mes Partizanit dhe Skënderbeut në stadiumin ‘Elbasan Arena’, që u mbyll në barazim.

Policia e Elbasanit thotë se tifozët e Partizanit nisën të hidhnin sende të forta dhe tentuan të kalonin rrethimin, e në këtë pikë kanë ndërhyrë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë duke qëlluar me shkopinj gome dhe hedhur gaz lotësjellës. Por kjo s’është e para herë që ndodh me tifozët e Partizanit.

Njoftimi i policisë:

Bazuar në shkresën e Futboll Klub Partizani nr. 389, datë 27.10.2016, për marrjen e masave, për garantimin e sigurisë të ndeshjes kombëtare të futbollit, për Kategorinë Superiore midis ekipeve të  “K.F. Partizani”, dhe “K.F. Skenderbeu”, që do të luhej më datë 30.10.2016, ora 17:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, ju informojme se:

Drejtoria Vendore  e Policisë Elbasan hartoi  planin e masave për  sigurimin e rendit e te qetësisë për zhvillimin normal të ndeshjes kombëtare të futbollit, ndërmjet ekipeve “K.F. Partizani”  –  “K.F. Skenderbeu.

Sipas njoftimit të dhënë  më parë për  shtyp, nga ana jonë janë bërë publike  masat qe do te merreshin nga Policia.

Gjatë  ardhjes së tifozëve të Korçës me autobus, në orën 16:35, në  Unazën e qytetit është qëlluar me sende të forta autobusi me targa KO 1750 B, ku  është thyer një xham.

Efektivat e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë per parandalimin e mëtejshëm  dhe kane  kryer veprimet  e para hetimore dhe proçeduriale, ku kanë identifikuar dy autorët te cilët janë proceduar penalisht në gjëndje të lirë.

Gjatë zhvillimit të pjesës së parë të ndeshjes, nuk pati probleme.Në minutën e 80, rreth 670 tifozë  të  Partizanit  të dislokuar në pjesën C3 të stadiumit, filluan të hidhnin ne fushe  fishekzjarre, kapsolla dhe  lëndë piroteknike.

Janë këshilluar disa herë me foni nga  drejtoria e Stadiumit për mospërdorimin  e sendeve të ndaluara,  të sharjeve dhe ofendimeve  karshi tifozëve të Skëndërbeut.Pas daljes me karton të kuq të lojartit të Partizanit,  tifozët e Partizanit,  thyen stolat dhe  tentuan të kalonin rrethimin me qëllim që të futeshin  në fushë.

Forcat e policisë  të dislokuara në  këtë sektor sipas planit të masave kanë  vepruar konform proçedurave standarte  sipas instruktazhit të  dhënë duke mos lejuar tifozët të futeshin në fushë.

Tifozët kanë vazhduar me thyerjen e stolave duke goditur punonjësit e policisë.Nga këto veprime, janë dëmtuar dy punonjës policie si dhe janë thyer  paisjet mbrojtëse të shërbimit të tyre. Kjo situatë, ka zgjatur rreth 10 minuta.

Punonjësit e policisë, kanë dalë në rrethimin e jashtëm duke krijuar një perimetër dhe pas komunikimit të vazhdueshëm, u bë normalizimi i situatës dhe vazhdimi i ndeshjes deri në përfundim të saj.

Nga ana e policisë, janë kryer veprimet proçeduriale, janë shoqëruar 7 shtetas në Komisariat, ndërkohë vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë

Mbi bazën e deklarimeve  të marra, sqarojmë se shtetasi F.B, 24 vjeç, banues në Tiranë  është dëmtuar lehtë nga stolat e hedhur nga pjesa tjetër e  tifozërisë

Ndërsa shtetasja T.T, 18 vjeçe, banuese në Tiranë, nuk ka patur asnjë lloj dëmtimi, por gjëndje të rënduar  emocionale.

Pas kontrollit mjekësor të dy shtetasit, janë larguar pa probleme në banesë

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan po vazhdon punën për kryerjen e veprimeve  në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Materialet do t’i kalojnë  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprat penale  “Shkatërrim Prone” , “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. (b.an)

Next Post
Çfarë po ndodh me popullatën që po i ikën ISIS-it në Siri?!

Çfarë po ndodh me popullatën që po i ikën ISIS-it në Siri?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PDK braktisi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi LVV nuk votoi Vlora Çitakun për postin e nënkryetares!

PDK braktisi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi LVV nuk votoi Vlora Çitakun për postin e nënkryetares!

September 11, 2026
Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

Elon Musk i shpall luftë dokumentarit për jetën e tij, avokati kërcënon producentët me gjyq

September 11, 2026
Gara për kreun e Gjykatës së Lartë, gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Gara për kreun e Gjykatës së Lartë, gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

September 11, 2026
Lamallari: Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël”, asnjë tolerancë për shkelësit

“Rrugëtim i paharrueshëm”- U largua nga Ministria e Brendshme, Lamallari reagon përsëri: Do ta vijoj angazhimin si pjesë e ekipit të Ramës!

September 11, 2026
Rriten tensionet për Ishujt Falkland, presidenti i Argjentinës anulon vizitën në Mbretërinë e Bashkuar!

Rriten tensionet për Ishujt Falkland, presidenti i Argjentinës anulon vizitën në Mbretërinë e Bashkuar!

September 11, 2026
Protesta në Patos-Marinzë, banorët kërkojnë zbatimin e kontratave nga “Bankers” dhe paralajmërojnë bllokimin e tokave

Protesta në Patos-Marinzë, banorët kërkojnë zbatimin e kontratave nga “Bankers” dhe paralajmërojnë bllokimin e tokave

September 11, 2026
Kaos tek Argjentina, Presidenti Tapia përballet me akuzat, “yjet” rrezikojnë grumbullimin

Kaos tek Argjentina, Presidenti Tapia përballet me akuzat, “yjet” rrezikojnë grumbullimin

September 11, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Fundjava sjell uljen e temperaturave, kthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat! Ja si parashikohet moti

September 11, 2026
Sulm kibernetik në Lihtenshtajn, hakerët marrin të dhënat e rreth 31 mijë kompanive dhe fondacioneve -

Sulm masiv kibernetik në Berlin, 1.4 milionë të dhëna përfundojnë në ‘Darknet’!

September 11, 2026
Burg për 86-vjeçarin/ Përdori për 58 vite me radhë identitetin e vëllait të vdekur dhe mashtroi sistemin e sigurimeve shoqërore

Ngërçi me pagat në drejtësi, Gjykata urdhëron Thesarin të procesojë listëpagesat e GJKKO-së: Nëse nuk ekzekutohen…

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com