• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia bën bilancin: Vetëm në Janar 2023 janë arrestuar 564 persona, ja krimet që kryesojnë

by A R
05/02/2023 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e muajit Janar 2023. Përmes një njoftimi zyrtar, bëhet e ditur se gjatë këtij muaji janë finalizuar 94 operacione policore.

Ndërsa për veprimtari në kundërshtim me ligjet e vendit gjatë këtij muaji janë vënë në pranga 564 persona, 69 prej të cilëve të kërkuar kombëtarisht ose ndërkombëtarisht.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në qendër dhe në qarqe, kanë qenë të vendosur në frontin kundër krimit të organizuar dhe krimeve në përgjithësi. Si rezultat, gjatë këtij muaji janë evidentuar dhe goditur:

203 raste të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve;

94 raste të armëmbajtjes pa leje;

120 raste të krimeve ekonomike;

83 raste të veprimtarive kriminale me objekt kalimin e paligjshëm të kufijve;

25 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë muajit janar 2023, janë finalizuar operacione dhe megaoperacione, goditje dhe reagim në kushtet e flagrancës, punë parandaluese dhe punë hetimore me qëllim hedhjen dritë mbi krimet e ndodhura më parë, si rezultat i të cilave janë sekuestruar:

3 arsenalë armësh, 36 armë zjarri, 6 armë gjahu, pistoletë paralizuese, granata dore, 2 jelekë antiplumb, 2 jelekë shpëtimi, 2 palë dylbi me rreze të largët, një helmetë, një hark luftarak, pajisje si të Policisë dhe 508 kamera të instaluara në qarqe të ndryshme, për të grumbulluar informacion për kontigjentë kriminal;

Mbi gjysmë milioni euro të sekuestruara gjatë operacioneve, rreth 1 milion euro pasuri me burim krimin, 12 milionë lekë, mbi 75 000 euro në kufi, aksesorë floriri, mbi 62 000 litra naftë e kontrabanduar, më shumë se 30 000 euro barna të kontrabanduara, 763 celularë të kontrabanduar, pajisje kompjuterike që i shërbenin veprimtarive kriminale në call center-a dhe të lojërave të fatit, 1500 l gaz, qindra steka me cigare, 7 skulptura, mallra të shumëllojshme të kontrabanduara dhe dokumente false;

83 kilogramë kanabis, qindra doza, 511 fidanë dhe bimë narkotike, qindra doza kokaine e heroine, si dhe 1007 tableta ekstazi.

Gjithashtu, janë evidentuar dhe bllokuar 6 ambiente ku kryheshin veprimtari të ndryshme kriminale, prej tyre: 1 magazinë ku mbaheshin lëndë radioaktive dhe kimike, 2 ambiente ku kultivohej kanabis, 1 ambient ku mbahej një arsenal prej 12 armësh zjarri dhe 2 ambiente ku mashtroheshin shtetas të ndryshëm, përmes call center-ave.

Punonjësit e Policisë së Shtetit janë guardianët e sigurisë publike dhe impakti i punës së tyre të përditshme shtrihet në çdo kapilar të jetës.

Gjatë muajit janar, janë finalizuar një sërë megaoperacionesh, të cilat kanë patur një ndikim të lartë publik, kanë rritur sigurinë e jetës dhe të pronës së qytetarëve, si dhe kanë rritur gjithashtu, imazhin e Policisë së Shtetit, te qytetarët dhe partnerët.

Hetime të thelluara intensive dhe punë gjurmuese, për të zbardhur 3 vrasje të ndodhura gjatë periudhës 2019-2022. Operacionet “Komploti”, “Eagle Eyes” dhe “Deepened”, të zhvilluara në qarqet Tiranë, Durrës dhe Dibër, identifikuan dhe vunë në pranga 9 shtetas, për vepra të rënda penale ndaj jetës. 2 shpërthime me eksploziv, të ndodhura në Shkodër, në vitin 2020, u zbardhën dhe u dokumentuan ligjërisht.

Megaoperacioni “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, çmontoi 508 kamera në të gjitha qarqet e vendit dhe vuri në hetim 101 shtetas, për instalimin e tyre në kundërshtim me ligjin. Megaoperacioni vijon.

Megaoperacioni “Krahët e krimit” bllokoi 2 ambiente ku kultivohej kanabis dhe 1 ambient ku mbahej një arsenal armësh zjarri, të gjitha këto për llogari të grupeve kriminale në Durrës.

Si rezultat i hetimeve të thelluara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Golden Bullet”, gjatë këtij muaji, u konfiskuan 5 ambiente dhe 4710 m2 sipërfaqe toke, në pronësi të shtetasit F. Ç., të kërkuar ndërkombëtarisht, për vrasje të dyfishtë.

Operacionet antidrogë “Indicia” dhe “Cërriku 2023”, të finalizuara në Kukës dhe në Elbasan, rezultuan me sekuestrimin e rreth 80.5 kg kanabis, 1 arme zjarri, 4 armëve të gjahut dhe 1 arme sportive. Për këto operacione u vunë në pranga 3 shtetas, të huaj dhe shqiptarë, që tentuan të trafikonin apo të shitnin lëndë narkotike.

Në kuadër të operacionit “Step by step”, u zbardh brenda 48 orëve, vjedhja me armë zjarri, e një shume parash në një dyqan në Durrës, dhe u vunë në pranga 2 autorët me precedent të mëparshëm kriminal.

Sekuestrimi i 2 arsenalëve të armëve në Lezhë dhe në Durrës, parandaloi ngjarje të rënda kriminale dhe zeroi mundësinë e kontigjentit kriminal, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Megaoperacionet e një intensiteti dhe profesionalizmi të lartë nga strukturat qendrore për hetimin e krimeve ekonomike, “Signal” dhe “Subjekti”, shkatërruan 2 grupe kriminale dhe arrestuan 6 anëtarë të tyre, që mashtronin në subjekte tregtare, për të marrë shuma të konsiderueshme parash. Këto 2 megaoperacione sollën gjithashtu, sekuestrimin e mbi 153 000 eurove.

Megaoperacioni multistrukturor “Geni” vuri në pranga 13 shtetas, të huaj dhe shqiptarë, që u kapën në tentativë për të kontrabanduar përmes 2 peshkarexhave, 62 000 litra naftë.

2 fazat e megaoperacionit “Inside” goditën me ashpërsinë e ligjit, një rast vjedhjeje të rreth 500 000 eurove.

Vëmendje e veçantë ndaj mjedisit, në çdo qark. Planet operacionale masive në Durrës, Vlorë, Berat dhe Dibër, mundësuan mbrojtjen dhe lirimin e sipërfaqeve të shpërdoruara të tokës, ndëshkimin e subjekteve të cilat kryenin veprimtari tregtare duke dëmtuar asetet mjedisore, si dhe frenuan ndotjen e ajrit dhe të ujërave.

/a.r

Next Post
Nominoi tre banorë dhe nxori jashtë Efin, Deamishelin e braktisin fansat në Instagram

Nominoi tre banorë dhe nxori jashtë Efin, Deamishelin e braktisin fansat në Instagram

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In