• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia bën bilancin e javës: Janë zhvilluar 10 operacione, 34 të arrestuar

by A R
23/01/2022 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e javës  dhe njofton se janë zhvilluar 10 operacione ku janë arrestuar 34 persona.

Po ashtu Policia sqaron se janë kapur 12 persona në kërkim, nga këta 10 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

Njoftimi i policisë:

Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin janë zhvilluar 10 operacione policore të koduara, nga këta 9 operacione kombëtare dhe 1 ndërkombëtar,  konkretisht operacionet: “Bratoshi”, “Linza”, “Koordinimi”, “Just in time”, Tabacino”, “Osumi”, “Antenat”, “Blic”, “Kriptofarm” dhe operacioni ndërkombëtar “Astrolabio” i zhvilluar me Italinë dhe Greqinë.

Në kuadër të këtyre operacioneve janë arrestuar 34 shtetas, nga këta 18 në kuadër të operacionit “Astrolabio”. Janë zbuluar dy laboratorë për prodhimin e kriptomonedhave. Janë sekuestruar 4 armë zjarri, lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, municion luftarak, armë të ftohta, shuma parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Policia sqaron se janë kapur 12 persona në kërkim, nga këta 10 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 21 persona. Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 29 raste, për të cilat janë proceduar e arrestuar 29 persona.

Në fushën e krimeve mjedisore janë evidentuar 34 raste, në fushën e lojërave të fatit janë evidentuar 6 raste, në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, emigrantëve nga vendet e treta që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, nëpërmjet kufirit me shtetin grek, janë evidentuar 11 raste, si dhe janë evidentuar 19 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit.

Për këto raste janë proceduar dhe arrestuar 73 persona. Janë arrestuar 16 persona, janë proceduar penalisht 2 persona dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër, për dhunë në familje. Gjithashtu, janë arrestuar 6 persona dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Në fushën e krimit ekonomik e financiar janë evidentuar 21 raste në të gjithë vendin, për të cilat janë proceduar e arrestuar 21 persona. Janë zbardhur 16 raste të vjedhjes së pronës dhe janë vënë në pranga 16 autorët e dyshuar të këtyre vjedhjeve.

Janë proceduar e arrestuar 40 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Është zbardhur një aksident me pasojë dhe është vënë në pranga drejtuesi i mjetit, i cili pasi e aksidentoi 83-vjeçarin, e hodhi në kanal për të humbur gjurmët dhe u largua.

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, krimit në përgjithësi dhe atij të organizuar në veçanti, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt, dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

/a.r

Next Post
Tjetër gëzim për Ilir Metën: Sot kam 20-vjetorin e njohjes me berberin! U qetha dhe tani jam gati…

Tjetër gëzim për Ilir Metën: Sot kam 20-vjetorin e njohjes me berberin! U qetha dhe tani jam gati...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

September 1, 2026
27 vatra zjarri në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

27 vatra zjarri në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

September 1, 2026
Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH kujton shoferët: Ja rrugët ku do devijohet qarkullimi dhe nga të udhëtoni për tri netë

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH kujton shoferët: Ja rrugët ku do devijohet qarkullimi dhe nga të udhëtoni për tri netë

September 1, 2026
Statistika e frikshme në Kolumbi, kokaina ia kalon naftës si eksporti kryesor në vend!

Statistika e frikshme në Kolumbi, kokaina ia kalon naftës si eksporti kryesor në vend!

September 1, 2026
“Ruli” i Barcelonës ‘asfalton’ Vallecanon e Ivan Balliut, ndeshje spektakolare në Camp Nou! Flick: Fillimi që dëshironim! (VIDEO)

“Ruli” i Barcelonës ‘asfalton’ Vallecanon e Ivan Balliut, ndeshje spektakolare në Camp Nou! Flick: Fillimi që dëshironim! (VIDEO)

September 1, 2026
Rrugorja e Gjirokastrës në “gjueti” të shoferëve të pabindur, radarë dhe dronë për t’i zbuluar! 4 të proceduar dhe 1441 gjoba në një javë

Rrugorja e Gjirokastrës në “gjueti” të shoferëve të pabindur, radarë dhe dronë për t’i zbuluar! 4 të proceduar dhe 1441 gjoba në një javë

September 1, 2026
VIDEO/ Arsenali i pandalshëm, i bën dy nga dy, Arteta: Jam i kënaqur me lojën dhe fitoren!

VIDEO/ Arsenali i pandalshëm, i bën dy nga dy, Arteta: Jam i kënaqur me lojën dhe fitoren!

September 1, 2026
Natë e përgjakshme në Ukrainë, 9 të vdekur dhe 19 të plagosur nga sulmet ruse me raketa! Goditet qendra e Zaporizhias

Rusia bombardon egërsisht Kievin, të paktën 12 të vdekur dhe 17 të plagosur! Shumica e viktimave punonjës të hekurudhës

September 1, 2026
Hedhin qesen me drogë nga makina, por s’i shpëtojnë dot ndjekjes policore! Në pranga 2 shokët, ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit

Hedhin qesen me drogë nga makina, por s’i shpëtojnë dot ndjekjes policore! Në pranga 2 shokët, ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit

September 1, 2026
“Në PD duhet t’i thonë Berishës që të largohet nga partia”- Leka: Rama e ka kuptuar që duhet një opozitë produktive!

“Në PD duhet t’i thonë Berishës që të largohet nga partia”- Leka: Rama e ka kuptuar që duhet një opozitë produktive!

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com