• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia bën “bilancin” e fundjavës: Arrestohen 35 drejtues mjetesh, hiqen 119 patenta

by A R
20/09/2021 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit arrestoi gjatë fundjavës 35 drejtues mjetesh, nga të cilët 18 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 17 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Po ashtu, nga Policia Rrugore u pezulluan 119 leje drejtimi, nga këto 52 për shpejtësi tej normave të lejuara, 62 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 5 për qarkullim në sens të kundërt.

Policia ndëshkoi me masë administrative 3456 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese, në rrugën “Kont Leopold Bertold”, ndaluan një drejtues mjeti që vazhdonte lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, shtetasi F. H., 31 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një kartëmonedhë të prerjes 5000 lekë, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka konstatuar me radar, në rrugën interurbane Thumanë-Laç, një automjet tip “Land Rover”, që qarkullonte me shpejtësi 194 km/h. Drejtuesi i mjetit, shtetasi F. T. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Dibër, në hyrje të qytetit të Burrelit. Drejtuesi i automjetit është ndëshkuar me masë administrative 24.000 lekë, pezullim të lejes së drejtimit për 1 vit dhe zbritje 13 pikë nga leja e drejtimit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, nga Korça në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane, ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparate fotografike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

/a.r

Next Post
Zbardhen detaje nga analiza e 25 prillit, drejtuesit e PD: Aleatët na dëmtuan, LSI na “hodhi në erë’ mijëra vota

Çarje PD-LSI?! Vasili: Pse nuk e ndjekim Bashën kur braktis Kuvendin. Largimi i Berishës, problem i brendshëm i PD. Por bashkohemi te sovraniteti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojë luftash“ me Kavajën!

Një shpjegim i thjeshtë pse Berisha sulmon Klodianën

November 12, 2026

Alexander Volkanovski – UFC Featherweight Champion – Title Defenses P4P!

November 12, 2026
Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

November 12, 2026
Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë, automjeti përplas 78-vjeçaren! Nën hetim drejtuesi, ja si paraqitet gjendja e të moshuarës

November 12, 2026
Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

November 12, 2026
Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

November 12, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

BE shprehet e shqetësuar për mundësinë e ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale në Kosovë: Nevojë për konsultime paraprake!

November 12, 2026
Autori i të shtënave në Uashington gjendet i pajetë pas përplasjes me Policinë! Një viktimë dhe katër të plagosur

Autori i të shtënave në Uashington gjendet i pajetë pas përplasjes me Policinë! Një viktimë dhe katër të plagosur

November 12, 2026
pellumb karameta

Pse nuk mund të imponohet një qeveri teknike?

November 12, 2026
Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Bordi i Transparencës ndryshon përsëri çmimin e karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina në treg!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In