• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çarje PD-LSI?! Vasili: Pse nuk e ndjekim Bashën kur braktis Kuvendin. Largimi i Berishës, problem i brendshëm i PD. Por bashkohemi te sovraniteti

by Java News
20/09/2021 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i LSI, deputeti Petrit Vasili, komentoi zhvillimet e fundit politike në rubrikën “Opinion”, në News24.

Vasili tha se LSI nuk po bën përpjekje dhe as negociata për të krijuar një grup parlamentar në Kuvend, pasi sipas tij, koncepti i grupit është thjesht një burokraci parlamentare, pasi një parti mund t’i vijojë betejat e saj edhe pa grup.

“Nuk na vjen keq që nuk kemi grup parlamentar, sepse koncepti i grupit parlamentar është thjesht burokraci parlamentare. Në Kuvend janë të gjitha hapësirat që ekzistojnë për debat e nisma. Ka zero pengesë për të zhvilluar një sesion intensiv. Ne s’kemi bërë dhe s’do të bëjmë lëvizje për krijimin e një grupi parlamentar, pasi kjo gjë nuk na bën të ndihemi të vetëm në sallë. Do ishte problem, nëse ne nuk do të përfaqësoheshim në parlament. Detyra jonë është të ngremë në parlament problematikat e qytetarëve. Nuk ka asnjë negociatë për krijimin e grupit parlamentar, madje edhe koha burokratike për këtë lëvizje ka përfunduar”, tha Vasili.

I pyetur për marrëdhëniet mes PD dhe LSI, Vasili nuk pranoi që mes dy partive opozitare të ketë krisje, duke shtuar se që të dyja partitë mbeten opozitare dhe kauza e tyre është e njëjtë, pavarësisht se secila parti mund ta shprehë atë në forma të ndryshme.

“Nuk jemi larg me njëri-tjetrin, jemi në sallën e parlamentit të vendosur në krahun opozitar. Edhe më parë, gjithmonë ka pasur momente kur partitë marrin vendimet e tyre sovrane. Ne kemi pasur raport tjetër kur ishte çështja e grevës, edhe kjo krijoi diskutim atëherë. Nuk ka vend për diskutim, çdo forcë opozitare zgjedh se cili është aksioni më i drejtë politik, ndërsa një forcë tjetër zgjedh një gjë tjetër.

Ne nuk jemi një parti dhe s’do të jemi kurrë. Unë e them publikisht që kam votuar kundër kryetares së Kuvendit, ndërsa PD zgjodhi të merrte një vendim më spektakolar, të griste votën, por produkti i fronit opozitar në fund është i njëjtë.

Ne nuk jemi PD dhe PD nuk është LSI. Sa i përket faktit që nuk jemi larguar nga salla e Kuvendit me PD, mund të them se ka disa momente, që kanë qenë krejt të improvizuara, të çastit. Tani nuk mund të ketë improvizime. Largimi nga salla apo qëndrimi nuk është një vendim kaq i madh politik. Kur një forcë politike në një moment, për shkak të indinjatës së saj, zgjedh të largohet, nuk do të thotë se do ta ndjekim, por e rëndësishme është që numrat mbeten prapë aq, që mazhoranca të mos ketë më shumë dhe kjo s’do të ndodhë.

Ne jemi në opozitë të dyja palët, ka vetëm një garë. Edhe në zgjedhje ne konkurruam LSI në një anë, PD në anën tjetër. Ne kemi një qëndrim opozitarizmi të fortë e të vërtetë dhe besoj se këtë bën edhe PD. Kemi edhe kryetarin e një partie tjetër opozitare, siç ishte z.Dule, që zgjodhi të votojë”, tha Vasili.

Pse Kryemadhi nuk takohet me Bashën?

Unë nuk di që të ketë pasur asnjë lloj takimi të partive opozitare pas zgjedhjeve. Nuk kam parë asnjë njoftim publik që të ketë pasur takim të një formati të dikurshëm opozitar.

Cili është komenti juaj për programin e qeverisë?

Program nuk pati, ishte një sajesë e madhe demagogjike. Kemi arritur deri aty sa çështjet që janë ‘bubullimë’, si Teatri, Beccheti, koncesionet, etj. nuk preken. Kemi një sistem drejtësie në krizë shumë të madhe, ku as Gjykata e Lartë dhe as ajo Kushtetuese nuk janë plotësuar. Nëse nuk ka drejtësi dhe një ekonomi të mirë të çliruar nga kapja, do të kemi rrugë të florinjta. 170 milionë euro dalin nga xhepat e shqiptarëve për Covid-in dhe rimbursohen nga shteti jonë më shumë se 200-300 mijë euro. Pra, ky shtet i kapur për gryke, po nuk u çlirua, çdo gjë tjetër është për të legjitimuar kapjen deri në qelizat e jetës.

Vendimi i Bashës për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar, si e gjykoni?

Ky është një problem i brendshëm i PD dhe sigurisht i takon asaj ta zgjidhë. Unë kam vetëm këtë, PD është një parti që ka bërë histori në pluralizmin e Shqipërisë. Besoj se PD, sa i takon rezultateve, nuk kanë të krahasuar me tetë vitet e rilindjes, që me shëndetësinë, infrastrukturën, etj. PD ka gjithë eksperiencën e duhur dhe një pasuri të madhe personalitetesh, që do ta zgjidhin në rrugën e duhur. Një debat i madh vetëm zgjon energji të reja dhe shton tempujt e demokratizimit. Basha përgjigjet vetë për vendimet e veta, nuk mund të jem avokat i vendimeve të tij.

Ajo që thotë Berisha lidhur me sovranitetin besoj se në këtë pikë jemi të gjithë në një varkë, sovraniteti as mund të shitet, as të blihet dhe as të luhet me të. Kemi një kryeministër pazarxhi kufijsh për Shqipërinë e Kosovën, ka shitur gjithë sovranitetin e Shqipërisë, ndaj dhe sovraniteti sot është më i tronditur se kurrë. Pra, ky shqetësim madhor i Berishës, sigurisht që është kapur dhe nga ne, por me tonet dhe zërin e Berishës, i bën mirë vendit.

A besoni në pazare të mundshme Rama-Basha?

Unë kam vetëm një kriter, që nuk e negocioj, që çdo çështje që zhvillohet në tryezë, ka një zgjidhje, në të kundërt, çdo çështje që zhvillohet jashtë kornizës së transparencës, nuk do të jetë kurrë një zgjidhje. Transparenca duhet të jetë parësore.

Për çfarë do të luftojë LSI në parlament?

Do luftojmë për mbrojtjen e një seri kauzash të rëndësishme, që nga interesi publik. Thelbësore do të jenë tri shtyllat e kapjes së shtetit, duke nisur me drejtësinë, zgjedhjet dhe ekonominë. Ky është një mision i jetës sonë. Do ju bëmë emër dhe mbiemër problemeve, sa herë që t’i dallojmë.

/m.j

Next Post
Situata e Covid-19 në Kosovë/ Ulet numri i fataliteteve dhe rregjistrohen 259 raste të reja në 24 orë

Ulen ndjeshëm rastet në Kosovë! Regjistrohen 48 të prekur dhe 6 vdekje nga COVID në 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

November 11, 2026
Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

November 11, 2026
“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

November 11, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Shqipëria në krah të Francës pas sulmeve kibernetike, MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

November 11, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

Meçe ngre alarmin: Lufta hibride nis me protesta të financuara dhe mund të përfundojë me grusht shteti

November 11, 2026
Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

November 11, 2026
Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

November 11, 2026
Gogu takon homologun italian Nordio në Romë: Shqipëria dhe Italia synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në drejtësi!

Gogu takon homologun italian Nordio në Romë: Shqipëria dhe Italia synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në drejtësi!

November 11, 2026
Siguria në shkolla, Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Siguria në shkolla, Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

November 11, 2026
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Djegia e Tiranës, gjylja politike e fushatës së 9 majit!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In