Policia kufitare në Qafë- Prush në Has ka arrestuar dy shtetas kosovarë pasi po tentonin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, për të kaluar kontrabandë disa mallra.
“Më datë 24.12.2016, specialistët e Policisë Kufitare Qaf-Prush- Has, arrestuan në flagrancë dy shtetas kosovar dhe konkretisht Afrim Shala, 47 vjeç, banues në Pejë Kosovë dhe Esat Jahjaga, 43 vjeç, banues Rashkoc, Kosovë. Arrestimi i shtetasve u bë pasi po tentonin të kalonin nëpërmjet kufirit të gjelbër, me mjetin “Volksëagen”, me targa 03 612 BT.”- shkruan njoftimi i policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur, për veprat penale”Kontrabanda me mallra të tjera, kryer në bashkëpunim” dhe ” Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, parashikuat nga neni 174 dhe 25 i K.Penal./java/a.k