Dy persona janë arrestuar nga forcat “Shqiponja” dhe ato të Komisariatit Nr.2 në Tiranë, të cilët u kapën duke udhëtuar me makinë.
Në pranga kanë rënë A.A. 21 vjeç nga Fieri dhe A.B. 21 vjeç nga Tirana. Në bagazhin e makinës së tyre “Volkswagen Golf” u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë, krehër dhe municion luftarak.
Gjithashtu, 21-vjeçari me iniciale A.A. kishte shkelur edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi kishte dalë nga banesa.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/a.r