• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Polici që vrau kolegun se e shante, rrezikon burgim të përjetshëm/ Kurohet me antidepresiv që përdoren për skizofreninë

by Java News
25/05/2022 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ludjan Zaimi, efektivi 25-vjeçar që nuk duroi dot talljet e kolegut të tij Çaush Saliasi dhe shkrepi armën 6 herë mbi trupin e tij duke i shkaktuar vdekjen rrezikon burgim të përjetshëm. Report Tv mëson se mbi të rëndon akuzat e vrasjes sw punonjwsit tw policisw sw shtetit, neni 79/b. Ndërkohë që ka edhe akuzën e armëmbajtjes pa leje, pasi i janë gjetur 56 fisheshkë.

Në shtëpi 25-vjeçarit i janë gjetur anti depresantë seroquel, medikament që përdoret për të kuruar skizofreninë, çrregullime bipolare si dhe për probleme të tjera të rënda mendore. Report Tv ka siguruar pamjet nga brenda ambienteve, në dhomën ku ndërrohej turni.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 23 majit brenda komisariatit nr.3. në Tiranë teksa po ndërroheshin turnet dhe në sallë ishin kolegët e tjerë. Zaimi duket se e kishte të qartë shënjestrën e tij ndaj i bëri thirrje efektivëve të pranishëm që të ulnin kokat.

Report Tv siguroi pamje nga ambientet jashtë komisariatit ku duket se kolegët kishin shpresa se Saliasi do të jetonte në gjendje paniku përpiqen ta fusin në makinën e policisë dhe ta çojnë me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Ndërsa në komisariat u shkaktua gjendje kaosi dhe të gjithë kishin dalë jashtë pasi nuk po e kuptonin çfarë kishte ndodhur. Në dëshminë e tij, Ludjan Zaimi tha se e vrau Saliasin pasi e tallte dhe e shante duke i thënë “qorr” dhe duke e sharë nga nëna. Ndërsa autori kurohej me ilaçe për depresionin. Viktima pinte alkool dhe kishte pasur shpesh debate me autorin, por fakti që drejtuesit i kishin lënë në një turn kishte shtuar tensionin mes tyre.

Zaimi ka 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, është arrestuar dhe akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, e ndërsa viktima Çaush Saliasi kishte mbi 20 vite karrierë me Uniformat blu. Gjatë mbrëmjes së shkuar, në komisariatin Nr. 3 mbërriti edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, si edhe një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.

g.kosovari

Next Post
Pse u arrestua ‘Ballist’ Morina? Zbulohet vendimi i Gjykatës së Durrësit kundër tij

Pse u arrestua 'Ballist' Morina? Zbulohet vendimi i Gjykatës së Durrësit kundër tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com