• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Polici i keq Noka, i miri Berisha! Arsyet e teatrit të PD

by Ylli Pata
11/05/2025 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Televizionet kryesore janë marrë kryesisht me përplasjen që shkaktoi Flamur Noka, me një votues në një qendër votimi, si dhe me reagimin e Sali Berishës. Për të analizuar psetë e kësaj loje absurde në një ditë, ku përfaqësuesit politik do të duhet të mbyllin gojën, e të presin vetëm vullnetin e qytetarëve me votë.

Por skena të tilla ka që në mëngjes, kryesisht në ato zona që janë konsideuar si bastione të PD. Ku përfaqësues lokalë të PD-së kanë hyrë në qendra votimi duke ngritur zërin, apo kanë nxitur njerëzit e tyre të dalin të votojnë për ta,

E gjitha kjo është në qëndrim politik frustrues, që duket ka të bëjë me një shqetësim të madh nga ajo që po shohin në qendrat e votimit. Pasi një parti që është e sigurtë apo shikon të dalin njerëzit e tyre, nuk kanë nëvojë pse të japin një mesazh stresues. PD-ja e Sali Berishës, edhe pse është shkërmoqur nga strukturat e saj, gjithsesi ka seksione në territor, të cilët kanë një ide, një tendencë të asaj që po ndodh.

Vora, si bashki, përfaqëson një basen të vjetër e të hershëm të elektoratit të PD-së. Jo vetëm në qytet, që nuk ka peshë fare specifike, interesi është në vendbanimet e mëdha si Domja, Laknasi, Preza, Fushë Preza, e fshatrat e njohur rreth Gërdecit. Prej zgjedhjeve të shkuara vendore, Edi Rama bëri një live në rrjetet sociale me disa ish-demokratë të zonës, që jo thjeshte ishin personazhe të njohura për shkollë, apo mendime filozofike, por përfaqësonin fise dhe grupime që njihen prej vitesh si “të fortët e PD-së”.

Sherri i Flamur Nokës ndodhi me një prej familjeve më të njohura të Vorës. Në mitingun e zhvilluar në Vorë, Sali Berisha, ka kërcënuar me emër fisin Xhabafti. Pjesë e të cilëve kanë edhe njerëz në emigracion. Me këtë kërcënim, Berisha, ka synuar që ish-demokratët e dalë kundër në zgjedhjet lokale, jo vetëm të mos guxonin të bënin fushatë kundër PD, por edhe të mos votojnë. Sot ka parë, që emra nga këto grupe kanë qenë aktivë në zonë.

Sali Berisha, i shqetësuar ka çuar në Vorë njeriun kryesor pas vetes Flamur Nokën, i cili ka tentuar të tregojë muskujt ndaj këtyre personave. Por përgjigja që mori ishte shkatërruese. Madje sfiduese; Personi i tha se ke ardh për të pirë kafe me mua dhe unë s’të kam pranuar. Aty Noka kthehet dhe e pyet për emrin gjasme s’e njihte, e tentoi të sulmojë imazhin e tij si një nga të fortët e zonës. Njerëz, të cilët deri në 2023, kanë qenë dhe i njeh gjithë zona, jo vetëm si votues por edhe njerëz të fushatës. Në zgjedhjet e 2009, që ndodhi 1 vit pas Gërdecitt ë tmerrshëm, kjo u pa më e qartë.

Megjithatë, Berisha doli menjëherë në selinë me një mesazh qetësues. Mesazh, i cili ishte krejt ndryshe nga Ndoka, duke bërë thirrje për qetësi. Dukej qartë se ishte dora e këshilltarëve amerikanë, të cilët duket e kanë nxitur që të ketë një logjikë alla polic i mirë polic i keq. Dhe nëse nuk bëhet gjë për demokratët e Vorës, nuk duhet të frikësohen vootuesit fanatic në vende të tjera. Kaq është shpjegimi, por e gjitha kjo është një perceptim, pasi në PD nuk se ka një qendër analize studimore në lidhje me sjelljen e votuesve. Ndryshe nga PS, që sidomos këto vite ka dalë se e di situatën në mënyrë kirurgjikale.

Next Post
“Giro d’Italia” nuk shtyn orarin e votimit në Vlorë/ Komisioni rregullator rrëzon kërkesën e PS

“Giro d’Italia” nuk shtyn orarin e votimit në Vlorë/ Komisioni rregullator rrëzon kërkesën e PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In