• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policët, për herë të parë pa shpërblimin e fundvitit

by Java News
30/12/2016 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Efektivët e Policisë së Shtetit për herë të parë nuk do të marrin shpërblime për festat e fundvitit. Ky fakt bëhet me dije nga burime zyrtare të policisë. Po ashtu, mësohet se asnjë nga administratat publike nuk kanë marrë shpërblim në këtë fundvit. Sikundër ka ndodhur vitet e shkuara, ku uniformat blu kishin mungesa të pagave, apo në pagesat e orëve suplementare, apo të orëve shtesë dhe në festat e fundvitit kishin shpërblim, për këtë vit me ta ka ndodhur e kundërta.

Burimet e lartpërmendura theksuan se deri në fund të ditës së sotme, do të përfundojnë pagesat për çdo punonjës së Policisë së Shtetit, të cilët kishin ende para pa marrë për sa u përket orëve shtesë, për orët suplementare, orët e natës, dietat, apo edhe për orët që kanë qenë në stadium gjatë ndeshjeve të futbollit.

“Deri në fund të ditës së nesërme (sotme) do të jenë likuiduar të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit dhe shumat e parave që ata kishin pa marrë do të kalojnë në llogaritë e tyre bankare”, thanë burimet për “Gazeta Shqiptare”.

Ndërkaq, po sipas këtyre burimeve, mësohet se shpërblim kanë marrë vetëm ata punonjës policie të cilët janë certifikuar me një “Certifikatë për Shërbime të Dalluara”. Në të gjithë vendin, mësohet se si shpërblim do të shpërndahen rreth 200 certifikata për punonjësit e policisë, ku vetëm në Tiranë janë shpërndarë 22 prej tyre.

Pak ditë më parë, ishte kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako i cili me rastin e festave të fundvitit organizoi një kokteil me punonjës të policisë dhe shpërndau 20 “Certifikata për Shërbime të Dalluara” dhe 2 “Certifikata të Karrierës”.

Këto dy të fundit iu dhanë punonjësve Zef Laska dhe Dashnor Xhixho. Ndërsa, në mesin e 20 punonjësve që morën si shpërblim “Certifikata për Shërbime të Dalluara” ishin Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Shtetit, Altin Qato, si dhe Drejtori i Policisë Vendore Tiranë, Ervin Hodaj.
BW/d.i.

Next Post
BE: Muri i Mitrovices, pjesë e projektit!

PDK: Bahtiri të heshtë se iu ndërtua muri para syve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

September 30, 2026
Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

September 30, 2026
Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

September 30, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

Një hap drejt vendosjes së normalitetit juridik

September 30, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Çupi për ndryshimet në Kod: Kemi jetuar si në komunizëm, kush shkonte në SPAK konsiderohej fajtor

September 30, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Specialja pranon pjesërisht kërkesën e Thaçit dhe të tjerëve, shtyn afatin për apel deri më 27 nëntor

September 30, 2026
Çuçi pyet kreun e SPAK: Cila është gjendja e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë vettingut?

Çështja e SHISH, Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet sërish pas auditimit të thelluar për Vlora Hysenin

September 30, 2026
Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

September 30, 2026
Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni

Kurti: Sejdiu mbetet kandidati për president, pavarësisht tërheqjes së tij

September 30, 2026
Skandali Epstein trondit Norvegjinë, Parlamenti heton marrëdhëniet me politikanët dhe diplomatët -

Skandali Epstein trondit Norvegjinë, Parlamenti heton marrëdhëniet me politikanët dhe diplomatët –

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com