Poliçan, po pastronin depon e armëve, plagosen dy ushtarë
Dy ushtarë janë plagosur sot në repartin ushtarak në Vërtok, Poliçan, ndërsa ishin duke pastruar një depo armësh.
Ushtarët e plagosur kanë marrë dëmtime në krahë, ndërkohë që janë dërguar në spitalin e Beratit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.









