• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Informaliteti, nga sot fillon kontrolli për tatimpaguesit e mëdhenj

by Java News
22/09/2015 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Informaliteti, nga sot fillon kontrolli për tatimpaguesit e mëdhenj

Ministria e Zhvillimit EkonomikNga dita e sotme, aksioni kundër informalitetit do të përqendrohet edhe tek bizneset e mëdha. Burime nga Ministria e Ekonomisë bëjnë të ditur se do të kalojë në sitë grupi i parë i kompanive të mëdha që do të auditohen, raporton revista Monitor.

Nga 780 kompanitë më të mëdha në vend janë përzgjedhur sipas modulit me bazë risku 50 prej tyre. Ato i përkasin tre sektorëve, tregtisë me shumicë, ndërtimit dhe hidrocentraleve.

Sipas burimeve nga Ministria e Ekonomisë, është vlerësuar që 59% e riskut vjen nga bizneset e mëdha. Këto të fundit sjellin rreth 80% të të ardhurave në buxhet. Aksioni kundër informalitetit është fokusuar në javët e para të tij te bizneset e vogla, duke parë dhe mbylljen e 20% të subjekteve të kontrolluara sipas deklarimeve në Komisionin e Ekonomisë nga Ministri i Financave. Kjo nënkupton se nga 36 mijë kontrolle, janë mbyllur 7200 biznese.

Ndërkohë, të dhënat e 8 mujorit, treguan se të ardhurat nga tatimet e doganat vijuan të ishin edhe poshtë planit të rishikuar në gusht nga ana e financave, me 1.8 miliardë lekë, apo 1.1% më pak se plani.

Financat kanë raportuar rritje me 33 miliardë lekë të xhiros së deklaruar, por mbetet për të parë të dhënat e shtatorit, se sa ky shtim deklarimi është përkthyer në rritje të të ardhurave në buxhet.

Next Post

Sulmi me vezë ndaj Mustafës, Jahjaga: E papranueshme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com