• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Polica italiane shkatërron bandën e Arbër Çekajt, arrestohen 7 shqiptarë

by Java News
30/07/2019 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arbër Cekaj i akuzuar për trafikun e mbi 600 kg kokainë në Shqipëri, dhe i arrestuar pak kohë më parë në Gjermani, akuzohet sërish, tani nga Italia.

Ai dyshohet se  është dhe drejtuesi i një grupi kriminal i shkatërruar pak orë më parë në Itali që trafikonte kokainë nga Shqipëria drejt Novaras .

Autoritetet italiane informojnë se kryetari i këtij grupi kriminal ishte shqiptari i arrestuar në Gjermani për trafikimin në Shqipëri të mbi 600 kg kokainë.

Ky grup kriminal trafikonte drejt Italisë sasi të konsiderueshme kokaine që çdo rrugë shkonte nga 5-10 kg, me vlerë përfitimi qindra mijëra euro.

Zbardhja e këtij trafiku droge u bë pas arrestimit më 2017 të një korrieri shqiptar droge e rrëfimit të tij.

Policia italiane e Novarës ka ekzekutuar gjatë natës (28-29  korrik 2019) operacionin e koduar “Fshatari”, duke çuar në ekzekutimin e urdhër arrestimit ndaj 26 personave të akuzuar për trafik droge të tipit kokainë nga Shqipëria në Itali.

Në pranga janë vënë 19 persona e 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. Nga të prangosuri 14 prej të arrestuarve banonin në qytetin e Novarës, 7 prej tyre janë shqiptarë, 6 italianë e 1 shtetas maroken.

Operacioni e ka marr emrin nga nofka, me të cilën thirrej një nga anëtarët e këtij grupi trafikantësh që kishte përgjegjësi për magazinimin e lëndës narkotike në Novara.

Hetimet kanë nisur dy vite më parë, më 2017 pas arrestimit të një shtetasi shqiptar me 3 kg kokainë e 1 pistoletë. Pak muaj pas arrestimit ai ka vendosur të bashkëpunoj me forcat e policisë e rrëfimi i tij ka ndihmuar në zbardhjen e një trafiku kokaine që jo vetëm tranzitonte në qytetin e Novarës, por dhe kishte një qendër magazinimi në këtë qytet.

Kokaina e cilësisë së pastër 95% trafikohej nga Kolumbia në Shqipëri e më pas transportohej në Novara. Kokaina furnizonte tregjet e shitjes së saj jo vetëm në Novara, por dhe në Alessandria, Bustio Arsizio, Massa Carrara e Pavia.

Shqiptari i arrestuar në Novara më 2017 ishte Elton Shano, 38 vjeç, banues në Casalvolone, i cili u arrestua së bashku të dashurën e tij  G.S, një shtetase rumune 24 vjeçare./l.m

Next Post
Rama vlerëson Veliajn: Bilanc pozitiv, mos harroni si e gjetëm Tiranën

Rama vlerëson Veliajn: Bilanc pozitiv, mos harroni si e gjetëm Tiranën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 29 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 29, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Gjyqësori s’po e përfill Kuvendin”/ Çupi: SPAK, tentativa për të paralizuar qeverinë

September 29, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Zvërneci”, Klosi: Tradhti kombëtare do ishte të mos zhvillohej projekti

September 29, 2026
Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje/ Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?

Nga taksat te pagat. Paketa fiskale 2027 në tavolinë, biznesi hap listën e kërkesave

September 29, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe reshje lokale shiu në zonat malore

Moti për sot me diell në të gjithë territorin

September 29, 2026
“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com