• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pogradec, burri masakroi për vdekje gruan në litar, se mbrojti nga dhuna djalin 8 vjeç

by
16/08/2015 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

35 vjeçarja, nënë e tre fëmijëve nuk lejoi bashkëshortin të ushtronte dhunë ndaj djalit 8 vjec, dhe për pasojë gjeti vdekjen  nga duart e bashkëshortit të saj 38 vjecar Zamir Çekani. Detaji jepet nga burime të organit hetimor, të cilët zbulojnë se autori i krimit të ndodhur më 15 gusht 2015, në Pogradec,  Zamir Çekani ishte person problematik, dhe jo pak herë gruaja kishte tentuar të largohej bashkë më fëmijët.

Por siç raporton Ora News, e detyruar nga kushtet ekonomike të familjarëve të saj, viktima është detyruar të rikthehej pranë bashkëshortit të dhunshëm

Por çfarë ndodhi pasditen e së shtunës?

Viktima Lirie Çekani ka qenë në oborrin e shtëpisë kur ka parë të vijë bashkëshorti, i cili në gjendje të dehur ka nisur të godasë djalin 8 vjec. nëna nuk ka duruar dhe ka ndërhyrë për ta mbrojtur të birin. në atë moment burri ka marrë një tel rrobash që e ka gjetur të hedhur në oborr dhe në inat e sipër ia lidhur gruas në fyt.

Më pas e ka tërhequr gruan zvarr brenda në banesë, ka marrë thikën e bukës dhe e ka goditur disa herë në parakrah. sipas policisë, fatale për 35 vjecaren ka qenë lidhësja e teshave në fyt, që i kanë shkaktuar asfikësi e për pasoje vdekjen.

Burri që në komisariat është lutur për mëshirë, nuk ka marrë parasysh britmat e tre fëmijëve, të cilët i luteshin të atit të ndihmonte nënën që po jepte shpirt.

Sipas policisë, prej pothuajse një muaji çifti kishte mosmarrëveshje të përsëritura, të nxitura nga kushtet e vështira ekonomike.

Sipas policisë, gruaja ka humbur jetën për shkak të mbytjes pa mundur që të dërgohet për ndihmë mjekësore në spital.

Policia ka vënë në pranga 38 vjecarin Zamir Çekani, i cili e ka pritur i qetë në banesë policinë, pranë gruas së vrarë të cilën e kishte shtrirë të pajetë në shtrat.

38 vjecari njhihej në fshatin e thellë të Pogradecit, si person i dhunshëm edhe me fëmijët, apo nënën e tij të moshuar.

Next Post

Paloka: Ja kushti i PD për të bërë ndryshime në Kushtetutë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

May 3, 2026
Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

May 3, 2026
​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

May 3, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Dash Shehi kujton ’92: Ishim të zotë të rrëzonim diktaturën, por jo të ndërtonim shtetin

May 3, 2026
Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

May 3, 2026
Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

May 3, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Tragjedia në Durrës, reagon Edi Rama: Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital

May 3, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

Erion Braçe shpërthen pas tragjedisë në Durrës, kërkon ndryshime urgjente në Kodin Rrugor dhe Penal

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In