Menaxheri i Tottenham Hotspurit, Mauricio Pochettino është kandidati i vetëm serioz për postin e trajnerit të Real Madridit.
Periudha e trajnerit francez është drejt fundit pas formës së dobët të treguar sivjet. Reali u eliminua nga Kupa e Mbretit, ndërsa është 19 pikë prapa liderit Barcelonës në La Liga.
Sipas gazetarit spanjoll, Guillem Balague, drejtuesit e Realit kanë në mendje vetëm një trajner që pritet të marrë drejtimin e ekipit. Pochettino refuzoi të mohojë mundësinë e drejtimit të Realit, përgatiti Koha. (b.an)